E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 210 kg kanabis në tavanin e një furgoni, pranga 27-vjeçarit

drogaaaaaaaHani i Hotit- 210 kilogram kanabis janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Policia kufitare ka bërë të mundur kapejn e lëndës narkotike gjatë një kontrolli brenda një furgoni tip benz me targa AA278 GH.
Droga ishte fshehur në tavanin e furgonit dhe e ndarë në 116 pako.

Ndërkaq që është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit 27-vjecar Gentian Mehmeti.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për të zbardhur origjinën dhe destinacionin e drogës, po ashtu edhe për të identifikuar persona të tjerë që kanë lidhje me trafikimin e lëndës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›