Makina përplaset me motorin në Levan-Tepelenë, një i lënduar

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.
Një automjet është përplasur me një motor dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.
Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut./vizionplus.tv