E Diel, 1 Nëntor 2026

I aksidentuari në Korçë niset drejt Traumës me helikopter

Një 31-vjeçar, i cili u aksidentua pasditen e sotme në Korçë, është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se i riu me iniciale iniciale R.P., ka marrë dëmtime në trup dhe thyerje dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr.4 në Korçë.

Sipas informacioneve, shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›