Makina përplaset me motorrin, në gjëndje të rëndë 40-vjeçari

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak minuta më parë në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Mabe, ndërsa një automjet ka përplasur një motorr.
Shtetasi Gjin Preçi, 40-vjeç, i cili udhetonte me motorr mesohet se i ka ndërprerë rrugën automjetit. Si motori dhe makina kanë qenë në lëvizje të kundërt me njëra-tjetrën kur janë përplasur fuqishëm. Me gjithë ndihmën e parë dhënë drejtuesit të motorit nga kalimtarët e rastit, ai eshte dërguar me shpejtësi në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë veprimet e para hetimore, ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkakut të këtij aksidenti.
Nuk është pohuar ende nëse bëhet fjalë për shpejtësi tej normave të lejuara apo për pakujdesi nga ana e drejtuesi të motorrit.