E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, gjendet i vdekur 72-vjeçari në banesë, nuk dihen arsyet

Eshtë gjetur pa jetë në banesën e tij një 72-vjeçar nga qyteti i Laçit. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se viktima Shaziman Shazimani, u gjet ditën e sotme në banesën e tij në lagjen nr. 2.
 

Fqinjët e të moshuarit, të shqetësuar për fatin e tij, kanë njoftuar policinë.
 

Ky nuk është rasti i vetëm kur të moshuarit gjenden të pajetë në banesat e tyre. Rastet kanë qenë kryesisht persona që jetonin vetëm. Tashmë uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me këtë çështje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›