Belsh, tentuan të vidhnin, në pranga 4 persona

Kanë shkuar për të vjedhur, por fatmirësisht janë kapur nga forcat e policisë.
Kjo ngjarje ka ndodhur sot në Belsh, ndërsa në pranga kanë rënë shtetasit Klodian Tarka, Shyqyri Gurri, Fatjon Ramazani dhe një person me inicialet E.P, 16 vjeç.
Të katër këta shtetas akuzohen për veprën penale të vjedhjes, ndërsa janë kapur në flagrancë pasi kishin shkatëruar derën e dyqanit në qëndër të Belshit.