Makina përplaset me një garazh, vdes e moshuara, po kalonte rastësisht në rrugë
DURRËS-Një aksident automobilistik i ka marrë jetën nje personi ndërsa kanë mbetur 2 të tjerë të plagosur në fshatin Sukth, pak kilometra larg Durrësit.
Policia bëri të ditur se një kalimtare ka mbetur i vdekur pasi u përplas nga një automjet, tip benz.
Nga të dhënat paraprake të policisë së Shijakut që ndodhet në vendngjarje mësohet se automjeti tip benz me 2 persona që udhëtonin në të është përpalasur fillimisht me një garazh dhe më pas ka devijuar dhe rënë në kanal. Gjatë këtij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme një e moshuar që po kalonte në rrugë në atë moment.
Të plagosur në gjendje të rëndë janë dërguar në spital dy personat, drejtuesi i benz dhe pasagjeri i këtij të fundit.
(d.b/BalkanWeb)