Perplasje mes shqiptaresh, nje i vdekur e dy te plagosur
FIRENCE - Nje shqiptar ka mbetur i vrare, ndersa dy bashkatdhetaret e tij te plagosur ne nje perplasje me arme, mes dy grupesh shqiptare ne Areco (Firence), Itali. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te dites se djeshme dhe eshte bere e ditur nga policia lokale. Sipas tyre, Agim Leka 20 vjec, ka mbetur i plagosur gjate nje perplasjeje me arme mes dy grupeve shqiptare. Lajmi behet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, qe i eshte referuar hetuesve te qytetit italian. Sipas hetimeve te prokurorise italiane, personi i mbetur i vrare eshte Agim Leka. I riu 20-vjecar kishte mberritur ne spitalin e Arecos me nje makine e cila ishte larguar me pas menjehere. Infermieret kishin dale jashte, pasi kishin degjuar lutjen per ndihme, dhe kishin pare te riun shqiptar te shtrire ne toke. Sipas medies italiane Agim Leka kishte vdekur vetem pak minuta me pas, per shkak te plageve te renda qe kishte marre nga disa plumba pistolete.
Dy shqiptaret e tjere te plagosur, kane mberritur ne spital me ndihmen e nje ambulance. Njeri prej te plagosurve eshte Rodjan Ruci, 27 vjec i cili ka marre plage ne kofshe, dhe pasi eshte operuar eshte nen kontroll te mjekeve, ndersa nuk behet i ditur emri i personit te trete, i cili sipas medies italiane eshte edhe ai shqiptar. Ky i fundit ka plage te shkaktuara ndoshta nga nje kacavide. Mesohet Ngjarja ndodhi ne oret e para te mengjesit te djeshem, rreth ores 04:00 ne nje shesh te Arecos, Firence ne Itali. Nuk dihet ende cili ka qene motivi i perplasjes. Skuadra e policise e drejtuar nga Marko Dalpiaz se bashku me nje hetues po mbledhin deshmi per te ndertuar dinamiken e ngjarjes, por eshte shume e veshtire, ben te ditur media e vendit fqinj. Nga te dhenat e para, mesohet se gjate perplasjes eshte vjedhur dhe makina e nje shqiptari, i cila me pas u gjet poshte nje banese ne rrugen ku ndodhi dhe perplasja. A. Cena