Makina rrëmbehet nga lumi, nxirren dy viktimat
Pas shumë kërkimesh forcat e policisë, kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy trupave nga ujërat e lumit Shkumbin, të cilët humbën jetën kur makina me të cilën udhëtonin u përfshi nga rrjedha e lumit në fshatin Sojnik të Gramshit.
Policia bën me dije se ka gjetur trupat e Ilir Memës 33- vjeçar dhe mbesës së tij 18-vjeçare Elsa Rika.
Makina tip fuoristrade kishte 4 persona në bord dhe është marrë nga ujërat e lumit Sojnik në afërsi të fshatit Gribë, të komunës Kukër në Gramsh.
Mësohet se makina ka brenda pjesëtarë të një familjeje lushnjare që ktheheshin nga një dasmë.
Policia njoftoi se kanë mundur të dalin nga automjeti Eduart Kadiu, 32-vjeç dhe Artan Hysa 33-vjeç. Nderkohe u deklaruan të mbytur Ilir Mema 30 vjec dhe mbesa e tij 18 vjecare Elsa Rika. Deri vone trupat nuk munden te nxirreshin nga uji dhe dyshohet se ata jane perfshire nga rrjedha.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve i këtij lloji. Dy ditë më parë ujërat e lumit Kir rrëmbyen 42 vjeçarin Viktor Gjekaj nga fshati Bardhaj i Shkodrës. Një operacion shpëtimi i organizuar nga drejtori i qarkut Vullnet Topalli bëri të mundur shpëtimin e 42 vjeçarit.
**********************
Diciturat e FOTO - GALERI
Nga operacioni i shpetimit ne lumin Kir