E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina shpërthen në flakë në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, shpëton drejtuesi i mjetit

Një incident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune (22 nëntor) në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, ku një automjet ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina sapo ka vënë re flakët dhe ka arritur të shpëtojë pa lëndime.

Policia e Shtetit dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe më pas pastrimin e rrugës nga mbetjet e djegura.

Ngjarja shkaktoi trafik për rreth 15 minuta, nga Dushku deri në Pluk, por pas largimit të mjetit të djegur qarkullimi është rikthyer në normalitet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›