Makinat e trafikuara, bllokohen 33 ne Lac dhe Elbasan
Operacionet per bllokimin e mjeteve luksoze qe rezultojne te vjedhura jashte vendit dhe te trafikuara ne Shqiperi ka vijuar diten e djeshme ne qytetet e Kurbinit dhe ne Elbasan. Ne perfundim te aksionit jane sekuestruar 33 mjete qe dyshohen si te trafikuara dhe i eshte kerkuar ndihma Interpol Tiranes per te bere verifikimet me homologet e saj nepermjet numrit te shasive. Ne qarkun e Lezhes dje jane bllokuar 21 automjete te tipeve te ndryshme, prodhime pas vitit 2000, ndersa ne Elbasan u bllokuan ne ambientet e komisariatit, 12 mjete. Aksioni sipas burimeve zyrtare te policise se Lacit eshte zhvilluar ne rruget kryesore te qytetit dhe ne superstraden
Fushe Kruje-Lezhe. Vetem pak dite me pare ne Lezhe u bllokuan 19 mjete, nga te cilat tre rezultuan te vjedhura jashte vendit, kurse ne Durres u sekuestruan 16 makina luksoze dy dite me pare. Drejtori i Policise se Elbasanit, kryekomisar Aleks Hajdari, u shpreh dje se objekt i kontrollit kane qene makinat e prodhuara pas vitit 2000 dhe sidomos makinat luksoze per te cilat kishte informacion se jane te vjedhura. "Gjate dy diteve jane kontrolluar 800 automjete", tha ai per gazeten, duke shpjeguar se 12 prej tyre rezultuan te vjedhura.
F.S./A.B.