E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtari i perimeve, tenton te perdhunoje fqinjen

BERAT- Nje i moshuar tregtar fruta-perimesh eshte vene nen akuzen e tentatives se perdhunimit te fqinjes se tij 38 vjecare. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Peshtan te Beratit, ndersa denoncimi eshte bere mengjesin e djeshem ne komisariat. Burime zyrtare thane se shoqeruan te dyshuarin Tefik Brami, 62-vjec, banues ne te njejtin fshat, i cili mohoi krimin. Bashkefshatarja akuzoi Bramin se i kishte hyre me force ne shtepi me qellim qe ta perdhunonte, duke perdorur si mashtrim shitjen e fruta-perimeve ne fshat. Vetem ulerimat e gruas kane trembur te dyshuarin qe eshte pare nga banoret e tjere teksa largohej me vrap.

Ngjarja

Sipas rrefimit te 38 vjecares Kimete A., i moshuari kishte hyre ne shtepine e saj mbremjen e se martes me force, ndersa ajo e kishte refuzuar kete "vizite" te cuditshme. Gruaja ka mberritur ne organin blu paraditen e djeshme dhe ka kerkuar ndihmen e oficereve te policise. Ajo ka akuzuar bashkefshatarin Tefik Brami per tentative te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune. Brami mesohet se shiste perime dhe ua ofronte bashkefshatareve neper banesa. Ditet e fundit 62 vjecari mesohet se disa here i kishte shitur Kimete A., perime nga bahcja e tij, gje te cilen mesohet ta kete bere dhe mbremjen e se martes. Ai ka trokitur ne banesen e 38 vjecares dhe pasi ka kryer ritualin e shitjes, mesohet se ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune. Pasi ka perfituar nga fakti se 38 vjecarja e ka pranuar ne banese dhe brenda nuk ndodhej as burri, i moshuari ka bere perpjekjen e deshtuar per te kapur me force nenen e dy femijeve.

Hetimet

Ulerimat e 38 vjecares kane vene ne levizje banoret e fshatit. Britmat kane trembur te moshuarin qe eshte larguar me shpejtesi nga banesa, para se te mberrinin fqinjet e tjere. Burime zyrtare te policise thane se pasi moren te gjitha deshmite, shoqeruan edhe 62 vjecarin ne komisariat, duke e marre per disa ore ne pyetje. Brami ka mohuar cdo akuze duke e cilesuar sajese historine e fqinjes. Policia tha se nisi hetimet ne gjendje te lire ndaj Bramit, duke e akuzuar ate per vepren penale te "marredhenieve seksuale me dhune me te rritura, e mbetur ne tentative". Mesohet se i moshuari do te hetohet dhe gjykohet ne gjendje te lire, ndersa do te thirren dhe deshmitaret per te zbardhur kete ngjarje.

Eriola Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›