BSH:Rritet besimi tek sektori i shërbimit

Banka e Shqipërisë, bëri të ditur në raportin e fundit të saj se, "Sektori i shërbimeve ka regjistruar një rritje të lehtë të treguesit të besimit në tremujorin e dytë të vitit 2009, pas rënies së theksuar në tremujorin e parë të vitit". Sipas Bankës Qendrore, treguesi i besimit për këtë sektor është rritur me 1 pikë përqindje, duke mbetur gjithsesi poshtë mesatares së tij afatgjatë. Raporti vëren se, megjithëse ecuria e ekonomisë në vend dhe situata e punësimit në sektorin e shërbimeve ka shënuar rënie, gjendja e tyre financiare ka shënuar përmirësim të ndjeshëm në tremujorin aktual, duke dhënë kontributin kryesor në rritjen e treguesit të agreguar, (treguesit makroekonomik).Duke iu referuar treguesve të publikuar në raport, rezulton se bizneset e sektorit të shërbimeve kanë vlerësuar pozitivisht dhe në rritje aktivitetin e tyre dhe kërkesën për shërbime gjatë tremujorit të dytë të vitit në krahasim me tremujorin paraardhës. Ndërkohë që çmimet e shërbimeve, pas një prirje disa tremujore rënëse, gjatë vrojtimit të radhës kanë shënuar një kthesë drejt rritjes.
Për sa i përket faktorëve që kanë penguar aktivitetin e shërbimeve, bizneset kanë vlerësuar në një shkallë më të lartë marrëdhënien me bankat.
Për sa i përket faktorëve që kanë penguar aktivitetin e shërbimeve, bizneset kanë vlerësuar në një shkallë më të lartë marrëdhënien me bankat.