Evropa Lindore shpreson në dalje nga recensioni

Vendet e Evropës Lindore, prej të cilave shumica pësuan rënie rekord ekonomikë në tremujorin paraprak, shpresojnë në një të ardhme më të mirë, pasi partnerët e tyre kryesorë filluan të dalin nga recesioni. Dalja e Gjermanisë dhe Francës nga recesioni, që është konfirmuar me të dhënat më të fundit, jep shpresë për të pritur përforcim të kërkesës, e cila do të ndihmojë që në vendet e Europës Lindore të fillojë ekspansioni. Ndonëse prodhimtaria industriale në Hungari, Çeki, Rumani, Lituani, Letoni dhe në Sllovaki u zvogëlua, këto tregje janë të varura nga eksporti dhe për këtë paralajmërimi për shërimin e Perëndimit ndikon mbi jetësimin e sektorëve prodhues, ndërsa së shpejti duhet ta nxisë punësimin- shkruajnë mediat. "Mund të thuhet se kriza ekonomike e arriti kulmin në rajon", vlerësoi pak kohë më parë drejtori financiar i departamentit OTP të Bankës Hungareze, e cila operon në Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki dhe në Ukrainë. Shenjat për përmirësim janë evidente. Rënia e prodhimtarisë industriale në Hungari dhe në Çeki filloi të ndalet, ndonëse është thellë në minus. Megjithatë, analistët parashikojnë se Çekia vitin e ardhshëm do të mund të realizonte një rritje prej 1,4 për qind, ndërsa rritje pritet edhe në Poloni, Rusi, Sllovaki dhe Hungari. Eskpertët paralajmërojnë se përmirësimi do të jetë i ngadalësuar meqë recesioni solli deri te boshllëqet e mëdha buxhetore, ndërsa masat për përmirësimin e tyre do të mund të reflektoheshin në kërkesën.