Makolli:PDK pranon që t`i japë edhe dy ministri AKR-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli ka bërë të ditur se parimisht kanë rënë dakort me partnerin e koalicionit PDK-në, që AKR-ja të marrë edhe dy poste ministrore edhe tre poste të zëvendësministrave.
“Në parim kemi rënë dakort që për shkak të gjendjes së krijuar pas largimit të Pacollit nga presidenti i vendit, të kemi një rishikim të marrëveshjes, ku AKR-së, do t`i takonin dhe dy poste të ministrave edhe tre zëvendësministra. Është parashikuar që në këtë javë që po e lëmë pas të arrihet kjo marrëveshje, por sikurse jeni të informuar një pjesë e kabinetit qeveritar ishte jashtë vendit. Besoj se në ditët në vijim do të takohemi dhe përfundimisht do të përmbyllet kompletimi i qeverisë” ka thënë Makolli.