E Diel, 1 Nëntor 2026

Maks Gjerazi tregon fytyren

29/10/2010Per vite te tera ishte nje shkrimtar enigmatik qe u end ne blogjet shqiptare duke i bere periudhes se diktatures radioskopi e radiografi nga me zhbirueset. Tani enigma zbulohet

Teatri i Metropolit ka qene vendi ku dje jane shijuar disa nga rrefimet me te kripura te Maks Gjerazit.

Ky autor vjen i kthjelluar ne nje liber 200 faqesh me pamjen e autorit te tij te vertete Ardian Vehbiu.

Gjashtedhjete e gjashte rrefimet e Maks Gjerazit quhet libri qe shume shpejt do te zere vendin e vet si nje nga tablote me te plota te jetes sone tragji-komike dhe absurde nen diktature.

Zyrtare te larte nepunes te ulet shkrimtare patetike armiq dinamike ambasadore diversante Doktor Vomitus dhe Arkitekt Lakra femije ushtare oficere femije dhe sozi ne galerine shumengjyreshe te Maks Gjerazit ilustruar nga disa prej grafikeve me pikante te Kripes edhe ky nje personazh legjendar i internetit edhe ky femije ilegjitim i Ardian Vehbiut te gjithe i kishin dyert e hapura per te qene pjese e mbremjes se djeshme gjate prezantimit te tregimeve te Gjerazit me nje kusht qe te kene qene pjese e zemberekut i cili kishte vetem nje qellim qe ora e diktatorit te punonte sic e deshironte ky.

Ne kete serial jane faqet te tera te letersise qe nuk mundi te shkruhej shkrepje te aparateve qe nuk i patem mbishkrime qe u fiken neper cepa muresh gjithe ata dokumentaret qe i jetuam por nuk u xhiruan dot ndonjehere thekson poeti Ervin Hatibi ne pasthenien e ketij botimi. Permbledhja me titull 66 rrefimet e Maks Gjerazit botohet nen kujdesin e Ardian Klosit.

B.G

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›