Rrefimi mes nesh

Histori te perjetuara nga shkrimtari i Malit te Zi Mirash Martinoviq i ftuar ne festivalin e poezise ne Tirane Poeteka - si i shikon kufijte e Ballkanit urat e komunikimit dhe lidhjet e panjohura nga ferri komunist
Paragjykimet tona dhe ato rreth nesh me se shpeshti krijohen pa pjesemarrjen tone. Ato jane produkt i rrethanave historike e politike por edhe te tjerave. Fatkeqesisht paragjykime te tilla ne ne dhe rreth nesh kemi krijuar edhe per shqiptaret dhe popullin shqiptar ndaj fqinjeve tane me te cilet gjate historise nuk kemi pasur as lufta te vogla as konflikte me te medha luftarake.
Paragjykime fatkeqesish kam pasur edhe une. Pas qendrimit ne Tirane ne festivalin e gjashte te literatures Poeteka qe u mbajt prej 4-8 tetor 2010 arrita ti davarisja ato. Perjetova nje lloj vetepastrimi prandaj ne nje moment i thash vetes Ky qendrim ne Tirane per mua personalisht kishte rendesi qenesore ngase e kam hequr nga vetja nje paragjykim. E paragjykimet dine te jene te renda sa nje gur mulliri. Ne qafe po edhe ne shpirt.
Drejt Tiranes u nisa te dielen me 3 tetor se bashku me zoteri Zhelko Peroviqin ambasador i Malit te Zi ne Shqiperi kurse ne Ulqin na u bashkua edhe Gjon Meti njeriu i dyte i ambasades malazeze. Kufirin e kaluam ne Murican kaluam neper Shkoder pastaj neper Lezhe dhe pak para se te binte terri arritem ne Tirane. Arritja ime ne ate qytet ne mua zgjoi nje lloj emocionesh.
U vendosem ne hotelin Miniri ne qender te qytetit prane hotelit madheshtor Tirana ne sheshin Skenderbej. Ne restorantin e atij hoteli te nesermen u ulem dhe po pinim kafe me te afermen time Millka Jojiqin vajzen e Dimitrije Jojiqit bashkevendes imi dhe emigrant nga koha e Informbyrose i cili nga Mali i Zi kishte ikur ne vitin 1948. Ate po e shihja per here te pare. Kishte lindur ne Kine ku babai i saj punonte si gazetar plot njembedhjete vjet. Millka eshte e perzemert moderne e emancipuar. Bisedojme per gjithcka per ardhjet te Vasojeviqet te afermit e saj me babane apo ehe me tere familjen flasim per deshiren e tij qe trupi i tij te prehet ne vendlindje. Ai disa minuta para se te shkonte nga kjo bote me ze te ulet kishte thene Me dergoni te shtepia me mendje te vendlindja Kralje dhe viset prane malit Komo.
Diten qe arrita ne Tirane te dielen te hoteli ku ishim vendosur erdhi Nikalloa Sudar malazez i cili ka shtatedhjete vjet qe jeton ne Shqiperi dhe atje ka lindur kurse prej tyre tash e dymbedhjete vjet ne Tirane. Branka Bogavac ishte ajo qe na e mundesoi ate takim si edhe shetitjet dhe shoqerimin mbreselenes ne Tirane. Branka eshte nje grua me zemer te madhe e cila deshiron te njohe njerez dhe te lidhe ura midis tyre. Publiciste dhe shkrimtare te cilet ia kemi nje borxh te madh. Koha e ardhshme do ti deshmoje edhe me mire rendesine e meritave dhe te vlerave te tyre. Ndjenim se e kishim prane si edhe qellimet e mira te saj. E se bashku prisnim qe Ismail Kadare te behej laureat i cmimit Nobel per letersi per vitin 2010.
E tere jeta e tij te shtate deceniet jane te pleksura me mallin per Malin e Zi.
Gjithe kohen sa isha ne Tirane me ndihmoi shume thjeshte ishte dora ime e djathte gjate komunikimit por edhe kur shetisja neper qytet dhe kur i vizitoja raritet e tij. Mundohej qe sa me shume sish te mund lsquoi vizitoja e shihja. Babai i tij ishte kepucetar ne Mbreterine Jugosllave kurse ne Tirane si i tille punoi tridhjete vjet.
Nder thesaret qe i vizitova me impresionoi vecmas vizita ne Muzeun Shteteror i cili gjendet ne qender te Tiranes. Pjeset tematike te kompletuara me eksponate te studiuara ne nivel te lakmueshem shkencor dhe te radhitura sipas lashtesise qe nga parahistoria dhe antika mesjeta dhe shekujt vijues ne ate vend sipas ndeshjeve dhe nderthurjes se shekujve e civilizimeve flisnin per gjurmet interesante materiale deri ne ditet e sotme te Shqiperise gjate periudhes se socializmit dhe pas saj qe kishte lene gjurme te thella dhe tragjike. Nga ajo qe degjova e pashe ajo ishte nje kohe e represionit te tmerrshem i cili pas vetes la vuajtje e mynxyra.
Ajo qe i bashkon popujt e Ballkanit
E pastaj festivali Poeteka i cili per te gjashten here ne Tirane i kishte tubuar shkrimtaret nga njezet e pese vende te Ballkanit dhe Evropes me synim qe te ngreje ura letrare dhe kulturore midis popujve qe jetojne ne Ballkan midis letersive dhe kulturave te tyre. Dhe organizatoret e tij njerez te mrekullueshem drejtori Arian Leka dhe zevendesi i tij Julian Qineti. Ajo Poeteke eshte nje poeteke e re e cila i bashkon njerezit dhe nderton ura te ngritura nga fjalet nga deshirat e mira dhe synimet fisnike. Panelet e perditshme debatet per temat e ndryshme per problemet me te cilat ballafaqohen vendet ballkanike si edhe vizionet e pjesemarresve per ate se si te perballohen ato probleme se si eshte mundshme qe te krijohen hapesira per afrime nderthurje dhe rinjohje te vlerave te behen marreveshje dhe te harrohen e neutralizohen mosmarreveshjet te cilat gjate historise ne hapesirat ballkanike kane shkaktuar konflikte luftera rrenime vuajtje e veshtiresi. Per shkak te tyre Ballkani ishte si toke e mallkuar apo - sic thuhet ne nje legjende - vend i korbave grabitqare te cilet perhere jane shoqerues lufterash ne keto hapesira.
Gjate nje paneli fola per legjenden e cila pati jehone impresive te publiku i pranishem. Ajo legjende eshte boshti skeleti i romanit tim Njemije vjet te dashurise se Vladimirit dhe Kosares. Sipas asaj legjende midis popujve te Ballkanit dikur kishte mbreteruar dashuri te cilen poeti i mocem e kishte perfshire ne Epos dhe e kishte thure i frymezuar me ate dashuri. Dhe derisa ai Ep ai liber i perbashket qarkullonte midis popujve ata bashkonte dashuria. I bashkonte Libri. Mirepo ne nje kohe te kobshme ai liber ishte zhdukur. Ishte groposura diku ne malet e Ballkanit kurse vendin e tij e zuri sepata si shenje e simbol lufte simbol i se keqes dhe i gjakderdhjes. Dhe ajo kohe zgjati me shekuj. Ne ate kaptine flas edhe per porosine qenesore - duke thene se kur te rigjendet Libri dhe te futet ne dhe Sepata do te mbisundoje dashuria dhe mirekuptimi ne Ballkan.
Rrefim per Ali Binakun
Te merkuren me 26 tetor 2010 pak para se te fillonte promovimi i libri tim Teuta i posabotuar ne gjuhen shqipe ne Prishtine nje gazetar i radio Tiranes mori prej meje nje interviste gjate se ciles midis te tjerash i rrefeva per deshmine autentike te shkrimtarit malazez Radovan Zogoviq te cilin kam pasur rast ta degjoj prej tij ne vitet tetedhjete ne Beograd ne te cilen behet fjale per ate se si i lindi ideja dhe si shkroi permbledhjen e tij te njohur me poezi me titull Ardhacaket qe njihet ndryshe edhe si Poema per Ali Binakun. Ne vitet tridhjete te shek. XX poeti i ri Radovan Zogoviq e kishte vizituar ne Zagreb August Cesarecin poet i njohur kroat i literatures sociale. Ishte dimer.
Shkrimtari Cesarec ne banesen e tij i mbeshtjelle me nje batanije te trashe pasi ishte shume ftohte dhe nuk kishte ne te ngrohje nje kohe te gjate degjoi rrefimet e Zogoviqit per vuajtjet e shqiptareve te Kosoves dhe Metohise aso kohe ne kuader te Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene SKS duke i treguar me radhe shembujt e atyre vuajtjeve per te cilat ishte vete deshmitar. August Cesarec te gjitha ato i degjoi me vemendje dhe mjaft i emocionuar ne nje moment i kishte thene Zogoviq nese leter nuk keni te gjitha keto duhet ti shkruani gdhendni ne nje shkemb Pas atij takimi Zogoviq e shkroi poemen e mirenjohur e cila i kushtohej nje populli dhe vuajtjeve te tij. Shqiptaret duhet ta dine thashe gjate intervistes se ne kohen kur thuajse askush nuk ishte ne anen e tyre nuk e cante kush koken per ta ne anen e tyre ishte malaziasi Zogoviq poeti i madh strofat e poemes se te cilit kumbonin me fuqishem se armatat e fuqishme. Pas asaj kohe ishin dhe shkuan tre mbreter qe shkuan per te mos u kthyer te cilet i permend Zogoviq... Dhe i katerti etj. Por me gjate se ata jetuan e jetojne vargjet me fuqi te madhe poetike dhe etike me fuqine e humanitetit te rralle e me kete edhe ata per te cilet jane shkruar ato.
Deshira e fundit e poetit ishte qe urna me hirin e tij te dergohet ne varrezat vendore ne Decan Kosove ku ishin varrosur edhe prinderit e tij.
Jevrem Berkoviqi poet dhe intelektual i guximshem malazias disa here iu ka bere apel shqiptareve qe ta ruajne hirin e poetit Zogoviq si amanet dhe perkujtim i nje njeriu te madh malazias poet qe ishte ne anen e tyre kur ata ishin te vetmuar dhe perjetonin zezona te medha. Perserita po ashtu se shqiptaret duhet te mesojne e dine per kete por edhe per poezine e cila ishte forme e mbrojtje se tyre.
Takim me Podrimen pas shume vitesh
Pas shume vjetesh ne Tirane e takova poetin e madh shqiptar Ali Podrimen mikun tim nga ditet studentore ne Kosove ne te shtatedhjetat... Asokohe ai ishte i ri dhe voziste nje veture Volkswagen i njohur e i popullarizuar si Buba per shkak te pamjes. Ishte rast per ti kujtuar ditet e asaj kohe dhe veturen e tij. Atehere ndoshta ishte nder poetet e rralle ne ish-Jugosllavi asokohe qe kishte veture e aq me teper aq te mire.
Dhe kisha pershtypjen se takimi po ndodhte sikur mos te kishim pas ne mes asnje dite asnje decenie. Koha e asaj miqesie kishte mbetur kishte mbetur ashtu si dikur. Dita kur u takuam ne Tirane sikur po mbeshtetej po lidhej me ate kur jemi ndare ne Kosove diku ne vitin e tetedhjete. Diten e trete te Festivalin me 6 tetor 2010 ne sesionin e mbremjes e promovuam romanin Teuta ndersa pas promovimit te pranishmeve ua dhashe nga nje kopje te romanit tim gje qe u pranua dhe pershendet si gjest i bukur e i rralle. Njerezit prisnin ne rresht per tua dhene nje nenshkrim ne kopjen e romanit e kjo mua si autor po me gezonte shume por edhe fakti se libri im tanime po frymonte edhe ne gjuhen e nje populli tjeter. Ne Tirane e takova edhe shkrimtarin e njohur shqiptar z. Mehmet Krajen te cilin gjithashtu e njihja nga vitet e kaluara ne Prishtine. Edhe pse kishin kaluar bukur shume vite nga ajo kohe ai njeri edhe tani rrezatonte si figure markante edhe per kah mendjemprehtesia.
Qendrimi ne Ferrin e Visar Zhitit
Ne Tirane z. Ali Podrimja ma prezantoi z. Visar Zhiti shkrimtar i afirmuar shqiptar i cili tete vjet i kishte kaluar ne burg ne periudhen e viteve 1979-1987. Ishin shume shoke qe po bisedonim. Derisa po diskutonim per botimin ne Malin e Zi te permbledhjes se poezive te zgjedhura te Ali Podrimes me titull Harta e grisur te cilen kishte nisur ta perkthente Qazim Muja i thashe Podrimes Librin tend me siguri do ta botojme ne Mal te Zi ngase nje nate me pare permes SMS kete ma kishte bere me dije Mladen Llompar sepse je poeti me i madh shqiptar Aliu ma ktheu Ky eshte me i madh se une - duke bere me dore kah Visar Zhiti me te cilin u njoftova ne ate cast.
Atehere Visari me tregoi se ne burg ishte me dy malazez nga Podgorica me mjekun baba dhe te birin e tij. Ma tha edhe mbiemrin e tyre por ate moment nuk e mbajta mend. Por ngase rrefimi me kishte emocionuar shume pas kthimit ne Mal te Zi permes internetit kontaktova me Qazim Mujen e pastaj edhe me Visar Zhitin. Prej tij kerkova te me njoftonte per mbiemrin e protagonisteve te rrefimit trondites per te cilin me kishte folur ate dite kur librin e poezive te zgjedhura te Visarit te cilat ne gjuhen kroate i kishte perkthyer z. Smajl Smaka.Letren te cilen Vizar Zhiti ia kishte shkruar Qazim Mujes e sigurova kur u ktheva ne Herceg Novi.
Zoteri i nderuar Qazim Muja
Ju uroj gjithe te mirat dhe ju falenderohem qe me shkruat. Sapo isha kthyer nga Italia ku kam punuar ne ambasaden tone ne Rome. Atje e kam njohur ambasadorin e Malit te Zi ne Vatikan zoteri Antun Shutegun. Nderkaq ne Tirane u njoftova me shkrimtarin e respektuar malazias Mirash Martinoviqin sjellja e natyrshme dhe e perzemert si edhe kureshtja e te cilit ashtu si edhe romani i tij per mbretereshen ilire Teuta me bene pershtypje te jashtezakonshme. Isha fort i kenaqur kur perkthyesi i poezive te mia ne kroatishte Smajl Smaka ma dhuroi librin.
Atehere i rrefeva se ne burg i kisha dy miq malazez baba e bir Drago dhe Vlado Vujosheviq per te cilet me dashuri kam shkruar ne romanet e mi dy burgologji Rruget e ferrit dhe Ferri i care. Drago ishte mjek dhe i burgosur i dashur dhe i njerezishem. Kishte ikur ne Shqiperi dhe kishte banuar ne Gjirokaster ku e kishin gjykuar dhe denuar si kundershtar politik. Njeri tjetrin e kemi njohur ne burgun e Qafe-Barit. Pas nje rebelimi te burgosurve ate policia e keqtrajtoi. Nje te burgosur nga Tropoja dhe nje nga Shkodra i pushkatuan. Ndersa Vladon djalin e Draganit serioz dhe i pathyeshem e kam takuar dhe njohur ne burgun e Spacit. Punonte si rob i vertete ne miniere se bashku me ne. Ishte trim dhe kendonte kenge malazeze. Kur policia e kercenoi me pretekstin se kenget ne gjuhe te huaj jane te ndaluara dhe nuk ben te kendohet ne gjuhe te huaj ai ishte pergjigjur me guxim Une nuk po kendoj ne gjuhe te huaj po kendoj ne gjuhen malazeze e cila eshte gjuhe e imja...
Une nuk i kam adresat e dy miqve te mi por pas renies se diktatures dhe perandorise komuniste kam pasur fatin ta vizitoj Malin e Zi dhe ne Ulqin e kam marre nje cmim per poezi. Isha edhe ne Budve dhe u interesova e pyeta per ta per miqte e mi nga ferri por nuk arrita ti gjeja. Me thane se ishin ne Podgorice. Do te isha i lumtur nese do te mesonit dicka per ta. Gjithashtu i tregova zoteri Mirashit se ne romanin tim te fundit Ne kohen e britmes njeri nga personazhet eshte poeti i mirenjohur Jevrem Berkoviq ne nje episod kur ai vjen ne Shqiperi para se te rrenohej diktatura. Ai atehere ia kishte dhuruar dy libra te tij nje artisteje shqiptare e cila ishte shoqe imja sepse me djalin me te cilin ajo kishte lidhje ishim se bashku ne burg prej nga ai pat ikur ne Itali. Me ate vajze duke u fshehur shkuam ne nje fshat internimi dhe librat ia dorezuam nje shkrimtari nga Prizreni qe e quanin Lazer Radi i cili tere jeten e kishte kaluar neper burgje dhe kazamante dhe ai i perktheu. Kur ra diktatura ne i botuam dhe e publikuam Poemen e Berkoviqit e cila ben fjale per Maria Judinin Moxartin dhe Stalinin. Ne parathenien e librit kam shkruar per ate aventure. Pastaj ne roman e kam perfshire si episod. Me erdhi keq qe perseri nuk e takova Mirash Martinoviqin edhe pse e kerkova ne hotel...
Per daten 18 tetor kam ftese te qendroj ne Zagreb per te promovuar permbledhjen e poezive te mia dhe nuk e di a do te shkoj atje me veture neper Mal te Zi vend ky i cili shume me pelqen apo do te udhetoj me aeroplan. Sido qe te jete i ben shume te fala Mirash Martinoviqit e nese mundesh edhe Jevrem Berkoviqit ndersa nese iu shkon per dore ti gjeni edhe dy miqte e mi nga ferri Drago dhe Vlado Vujosheviqit.
Edhe nje here Ju deshiroj gjithe te mirat dhe lumturi e begati ne cdo pikepamje. Me respekt - Visar Zhiti.
Pas saj me erdhi letra e Qazim Mujes e cila flet per urat e miqesise te cilat jane me te forta se ato prej betonarmese me kete permbajtje
I dashur Mirash
Me siguri do te gezoj duke te njoftuar se letren tende e kam perkthyer dhe ia kam derguar zoteri Visarit. Do te jem ne dispozicionin tuaj per komunikim eventual madje jo vetem me ate po edhe me cilido shkrimtar miq tuaj dhe te mite. Po urat e miqesise jane me te forta se ato prej beton-armese dhe fale Zotit perhere kane ekzistuar edhe ne kohet me te veshtira dhe do te ekzistojne derisa te kete njerez si Mirashi e Visari si Jevremi Berkoviqi dhe Aliu Podrimja por edhe Mladeni dhe Zija Celaj si Radovani Zogoviqi dhe Esadi Mekuli si edhe Sreteni dhe Zuvdija Hoxhiqi dhe...
Gjithashtu mund te jap kontributin tim edhe duke perkthyer librat e Visarit. Tash sic e di jam duke perkthyer librin e Ali Podrimes por edhe permbledhjen e poezive te Mladenit.
Pasi kishe vendosur te ma dergosh pa ta paguar librin tend per cka te faleminderit sinqerisht po te dergoj adresen timehellip
Lotet e Nikolle Sudarit
Gjithe kohen sa qendruam ne hotelin Miniri mikpritesi i sjellshem Naser Idrizi pergjegjes i hotelit gjithe kohen kujdesej qe qendrimin te na e bente me te kendshem e me domethenes. Te premten u zgjova heret sepse me duhej te pergatitesha per te udhetuar sado qe disa pergatitje i kisha bere nje nate me pare sa i perket dhuratave qe i mora nga te afermit Jojic dhe nga miku im Nikolle Sudari. Ishim marre vesh qe ne oren dhjete para hotelit te vinte vetura e Ambasades sone e cila do te me kthente ne Mal te Zi. Nga kontaktet me diplomatin e shkathte Peroviq ambasador Gjon Meten dhe personelin tjeter kuptova se perfaqesia jone diplomatike gezon autoritet ne Tirane dhe se me sukses dhe ne nivel te larte e kryen misionin qe i eshte besuar. Shoferi i Ambasades Zhivko Vujosheviq pikerisht ne kohen e caktuar erdhi para hotelit. Me mua ishte Nikolle Sudari njeri modest i buzeqeshur dhe me nje shikim te dashamires. Erdhi casti i ndarjes. Njeri tjetrit ia zgjatem duart. U perqafuam. U nisa kah vetura. Para se te hyja ne te e ktheva koken. Nikolla po qante. I ngurtesuar si statuje po qendronte i palevizshem. Hyra ne veture e cila pas pak u be pjese e lumit te automjeteve. Me dore e pershendeta Nikollen madje edhe kur me nuk po e shihja. I mora me vete lotet e tij per tia treguar Malit te Zi. Ishin lot qe asaj i ishin dedikuar. Nikolla po qante per vendin e vet. Duke u larguar nga Tirana gjeja e vetme qe e kisha ne koke ishin lotet e Nikolle Sudarit. Ky eshte titulli i tregimit qe do ta shkruaj per te. Per ata lot menjehere pasi u ktheva nga Tirana i tregova mikut tim Millovan Lutovac. Duke me degjuar Lutovac i cili nuk perlotet lehte shpertheu ne vaj. Per ata lot i shkrova edhe Mirko Kovacit kurse ai mu pergjigj me keto fjale Mirash i Dashur Fati i atij bashkevendesi tone eshte i prekshem dhe si i dhuruar per letersi. Ju do te dini ta trajtoni si duhet. Dhe shkruajeni tregimin ose si kaptine te romanit pikerisht me ate titull Lotet e Nikolle Sudarit. Neser udhetoj per Zagreb per te promovuar librin Lulezimi i mases.
Pershendetje te perzemerta M. Kovac.
Dhe kur arrita ne Mal te Zi po ate dite te premten ne mbremje i shkrova leter Nikolles dhe ne te i shkrova per lotet e tij qe me emocionuan shume. Ma ktheu pergjigjen e cila e meriton nje vend ne kete tekst. Ja edhe pergjigja e tij Te falem nderit miku im teper i dashur
Nuk mendoja se i keni verejtur lotet e mi thone se qajne te dobetit aq me pare burrat por une nuk turperohem ata jane shenje e mallit te asaj dashurie per atdheun tone te shenjte ndaj njerezve tane te mire sic jeni Ju i dashur Mirash. Pas largimit tend nuk e di se si por pernjehere e ndjeva nje zbrastesire rreth meje. Disa minuta nuk munda te vija ne vete. Dicka e tille me ndodhe rralle. Por ne ate cast te ta them te drejten u shfaq ajo vetmia e cila per fat te keq me ka percjelle dhe do te me percjell derisa te jem gjalle. Ate mund ta kuptoje vetem ai qe e ka kaluar jeten ne nje mergim te tille te rende cfare fati im ma destinoi. Pajtohem me Ju Dashte Zoti ndoshta te takohemi ne qytetin e bukur tuajin dhe timin - ne Herceg Novi. Zoti Ju bekofte - Juve dhe te gjithe te afermit e tu.
Sinqerisht Malaziasi i Vogel dhe patrioti modest i vendit te vet. Nikolla Sudari.
Miqte nga Ferri jetojne ne Podgorice
Deshiren e z. Visar Zhitit qe dicka te mesonte per miqte e tij nga ferri si i quajti dy malazezet Dragon dhe Vladon e ndieja si borxh ndaj Visarit. U perpoqa ne shume menyra qe te mesoja dicka per ta. Dhe pas nje kohe kjo me shkoi per dore. Ilija Joviceviq te cilit i rrefeva per ate rast ne Herceg Novi me premtoi se permes te birit te vet Jasha Joviceviqit drejtor i agjencionit informativ MINA do te perpiqej te mesonte dicka per ta. Dhe diten tjeter me mori me telefon Ilija isha ne Meline. Dhe me njoftoi se e kishte gjetur edhe numrin e telefonit te Mirko Vujosheviqit duke me njoftuar se ishte nip i Dragos e ne realitet ishte djali i tij. Pas nje dite e mora ne telefon dr. Mirkon i cili kishte rastisur ne banesen e tij. I fola shkurtimisht per rrefimin dhe deshiren e Visar Zhitit. Per fat ate lajm ia percolla menjehere edhe Visarit. Dr. Drago Vujosheviq dhe djali i tij Vlado jane te gjalle. Doktori sic me tha Mirko e ka shendetit mjaft te rrenuar. Ferri i komunizmit e kishte bere te veten Kishte lene gjurme dhe ne keta dy malazez shembulli dhe poezia per ta duhet te perfshihet ne libra te leximit. Me 15 tetor ne oret e fundit te dites me arriten dy letra nga Qazim Muja dhe Visar Zhiti. Dhe keto dy letra si te porositura ne menyre te natyrshme e rrumbullakonin kete tekst per ditet qe i kalova ne Tirane prandaj po i jap ne vazhdim
I dashur Mirash
Te faleminderit per librin me poezi Historia e padukshme. Fort me gezove sidomos per faktin se ma bere te mundshme qe te njoh edhe si poet. Te uroj shendet te mire dhe suksese te reja. Dhe po te percjell letren e mikut tim Visar Zhitit
I nderuari zoteri Qazim
Ju falem nderit shume per porosite. Forte me gezuan dhe me shkaktuan shume emocione letrat e shkrimtarit Mirash Martinoviq. Ju lutem tia percillni falenderimet e mia. Shkrimtaret e mire jane edhe njerez te mire. Une nuk i besoj letersise qe e shkruajne ata qe nuk jane njerez te mire. Shume me gezuan lajmet se dy bashkevuajtesit e mi Drago dhe Vlado Vujosheviq qenkan ne Podgorice dhe iu deshiroj shendet lumturi dhe fat dhe deshiroj ti takoj. Ne Kroaci sic me informoi ambasadori yne do te shkoj me aeroplan te shtunen deri ne Ljubjane e pastaj me veture do te me marrin dhe te shkojme ne Zagreb. Pra nuk do te kaloj neper Mal te Zi sepse perkthyesi i poezive te mia Smajl Smaka me njoftoi se nuk do te shkoje ne Zagreb sepse ka probleme shendetesore... Sidoqofte shume te fala prej meje familjes Vujosheviq Vlados dhe Dragos te cilet i kam perjetesuar ne romanin tim Ferri i care e po ashtu edhe dr. Mirkos.
Perqafime vellazerore i dergoj shkrimtarit Mirash Martinoviq dhe permes tij edhe tere Malit te Zi. Edhe juve shume pershendetje miqesore Visar Zhiti.
Tirane - Herceg Novi
15 tetor 2010