E Diel, 1 Nëntor 2026

Pak shkolla per femijet me aftesi te kufizuara ne Maqedoni

Numri i femijeve me aftesi te kufizuara qe jane inkuadruar ne procesin arsimor nuk eshte i vogel ne institucionet e specializuara shkollore ne Maqedoni. Por shkollat qe perkujdesen per femijet me aftesi te kufizuara eshte tejet simbolik. Ne mbare Maqedonine eksistojne 4 shkolla te specializuara prej te cilave dy funksionojne ne Shkup. Shkolla Idnina perkujdeset per 240 nxenes me aftesi te kufizuara mendore dhe fizike. Jelica Salltirova drejtoreshe e shkolles thote se per keta femije jane te angazhuar nje numer i konsiderueshem i pedagogeve defektologe dhe logopede te cilet ne procesin e perditshem mesimore angazhohen per ti aftesuar keta femije per nje te ardhme me te sigurt.

Nxenesit ne shkollen tone kane kufizime te lehta mendore dhe fizike por kemi edhe nxenes me paralize celebrale dauning sindrome si dhe me semundje shume me te renda qe nenkupton nje perkushtim dhe perkujdesje te vecante per kete grup te nxenesve thote drejtoresha Jelica Salltirova. Mesimi me keta nxenes behet me plane te vecanta sepse secili prej tyre varesisht nga semundja ka nevoje te vecante per te mesuar si duhet te shkruaje lexoje apo te kryeje ndonje pune fizike.

Dita Torte-ice eshte defektologe ne shkollen IdninaNe nje klase ka nga 6 deri 8 nxenes punohet me programe individuale te pershtatshme per cdo nxenes. Problemet jane te ndryshme ka shume nxenes qe nuk mund te flasin mire nuk mund te shkruajne kemi edhe raste me autizem thote Dita Torte ice. Perkushtimi maksimal i defektologeve ka rezultuar qe ky grup nxenesish per nje kohe te shkurte te aftesohet per shkrim dhe lexim dhe te socializohet ne shoqeri.

Ne shkollen Idnina pervec mesimit teorik nxenesit me aftesi te kufizuara zhvillojne edhe mesimin praktik. Dragica Stojanovska-Sazdovska eshte pergjegjese e puntorive ku nxenesit meren me perpunimin e veglave te ndryshme. Puna manuele per keta femije eshte me nje rendesi te vecante. Ata angazhohen ne qepje qendisje dhe zbukurime te robave qe do tiu mundeson ne te ardhmen te merren me aktivitete te tilla thote Dragica Stojanovska-Sazdovska.

Per tejkalimin e problemeve me te cilat ballafaqohen keto shkolla te specializuara eshte marre nje iniciative per nje projekt rajonal me nje Qender te specializuar nga Sarajeva e cila ka filluar te jape rezultatet e pritura.

Femijet ne kete projekt shoqerohen permes kenges qe mundeson ne menyre te vecante shprehjen e talentit te tyre per artin. Kembimi i pervojave nga vendet ne rajon eshte nje ndihme e madhe si per defektologet poashtu edhe per nxenesit thote drejtoresha Jelica Salltirova.

Pas mbarimit te shkolles tetevjecare nxenesit me aftesi te kufizuara shume pak e vazhdojne shkollimin e mesem. Andaj ne kete drejtim duhet te meren masa urgjente thote Salltirova.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›