Maks Velo rrefen Hetimin dhe Spacin
Maks Velo shkrimtar vjen per lexuesin me dy romane te rinj te botuar nga shtepia botuese 55. Librat qe u promovuan dje pasdite percjellin te lexuesi perjetime te shkrimtarit gjate periudhes se hetimit te tij e me pas edhe gjate periudhes se kaluar ne burgun famekeq te Spacit. Nen titullin Hetimi dhe Spaci dy romanet i pari 200 faqe dhe i dyti 400 percjellin makthet e shkrimtarit. Ne romanin Hetimi Velo percon kryesisht endrrat qe shihte gjate periudhes se hetimit ndersa ne romanin Spaci histori te perjetuara apo te degjuara. Jane histori te dhimbshme te njerezve qe ishin denuar shume here pa shkak. Histori njerezish te thjeshte qe vuajten jo vetem cmendurine e nje sistemi por edhe braktisjen e te afermve. Maks Velo arkitekt piktor e shkrimtar ka thene se romanin Hetimi eshte munduar ta shohe ne nje kendveshtrim tjeter. Ai shpjegon se gjate kohes kur ishte ne hetim ka nje transformim te ndergjegjes te subkoshiences dhe kjo e shtynte te shihte endrra te tmerrshme. Shkrimin e ketyre dy librave Maks Velo e vlereson si nje pjese te rendesishme te letersise se burgut. E ne fakt te shkruarit per burgun sipas shkrimtarit nuk eshte vetem dhimbje por edhe kenaqesi sepse ndan me njerezit nje pjese te jetes te se vertetes. Ai shpjegon se edhe gjate burgut eshte munduar te mbledhe materiale qe nuk i ka jetuar vete. Duke folur per romanin Spaci ai ka thene se behet fjale per nje liber mjaft te dhimbshem por eshte mire qe njerezit te njohin gjithe sa ka ndodhur.