Derritja ekonomike shmang permbytjen e perbaltjen
Nuk ka tribune fshati apo qyteti te Tiranes apo Crans Montanes te Brukselit apo Uashingtonit qe Kryeministri yne por jo vetem ai te mos lakoje me krekosje suksesin e madh shqiptar te rritjes ekonomike rritjes se GDP me 3 5 dyshifrore etj. Ne ditet e permbytjes apokaliptike ne Shkoder ndryshe nga deputetja e Shkodres znj. Topalli qe shfaqet patetike madje me nuance heroizmi duke u marre me ata qe keqyrin permbytjen e jo me shkaktaret e saj Kryeministri duket sikur po kupton qe eshte shume larg prej pozicionit te drejtimit te duhur te vendit. Per cilindo ne kete situate rritja ekonomike me cfaredo vlere pozitive eshte e shumezuar me zero. Por perseri eshte frika se sapo te kaloje kjo situate perseri me shume te ngjare do te degjohet avazi i rritjes se madhe ekonomike rritjes me te madhe ne Europe prosperitetit te vendit si rrjedhoje e GDP-se se rritur nenshkrimit te kontratave te investimeve te medha te huaja prej miliarda eurosh per fabrika te reja te cimentos super TEC-e me qymyr per me te madhin port te Mesdheut Lindor me te madhin park eolik ne Europe projekteve per centralet berthamore politikes se re te industrise se riciklimit te mbetjeve te importit e me ne fund edhe si rrjedhoje e vepres madhore te tunelit te Elbasanit. Te gjitha keto qe jane paraqitur shpesh si prioritete jane komplet jashte nje strategjie zhvillimi te vendit jashte nje plani te pergjithshem kombetar qe akoma nuk ekziston edhe pse eshte detyrim ligjor. Por a kane gjithe keto investime nje kosto mjedisore Sigurisht qe kane. Po kush e llogarit Korporatat Sigurisht qe jo. Pak jave me pare qeveria vendosi te prese 300 hektare pyll ne Kruje per tu kthyer ne gurore per llogari te nje fabrike te re cimentoje. Ky shpyllezim dhe te tjere me pare a krijojne erozion A e ben ky shpyllezim me te mundshme permbytjen e zonave me te uleta si Fushe-Kruja Po shpyllezimet ne pellgun ujembledhes te Drinit qe kontribuojne ne rritjen ekonomike nga vlera e lendes e drurit qe nxirret prej prerjeve kontribuojne edhe ne permbytjen e Shkodres e Nenshkodres Po eshte pergjigjja e kuptueshme prej cilitdo. GDP-ja eshte rritur ndjeshem keto vitet e fundit nga ndertimet ne Shqiperi por sa toke bujqesore qe eshte krijuar ne mijera vjet eshte gerryer nga erozioni ne 20 vjet shkaktuar nga shkaterrimi i shtreterve te lumenjve Nuk po guxojme ne kete shkrim te futemi ne demet e medha te parikuperueshme ne floren dhe faunen e vendit nga shkulja e bimeve medicinale ne maje te maleve te toksifikimi e naftezimi e plastifikimi i fund detit vleren e te cilave kurrkush nuk e zbret nga fitimi i kompanive te cilat kontribuojne ne rritjen e GDP se vendit duke shfrytezuar keto pasuri te cilat minimizohen deri ne zhdukje.
Bota eshte duke i perdorur resurset e limituara natyrale me nje ritem me te shpejte se kurre. Mbi 60 e ekosistemeve te planetit jane tashme seriozisht te degraduara ose te mbishfrytezuara. Ne kete sfond eshte imperative qe te shkrihen interesat ekonomike dhe mjedisore. Per kete duhet te kuptohet qarte vartesia jone mbi resurset e natyres dhe pasojat mjedisore qe rrjedhin prej sjelljes njerezore. GDP nuk mund ta arrije kete. Ky eshte se paku qendrimi i shprehur se fundmi prej Komisionit Europian.
GDP regjistron se sa shpejt punon motori por jo se ku shkon makina apo sa karburant ka mbetur ne serbator. Duke e trajtuar shterimin e kapitalit natyror si te ardhur ne vend qe te trajtohet si aset i zhvleftesuar GDP mund te jape nje pozicion ekonomik me te larte te vendet qe jane duke pakesuar pasurine e tyre natyrore. Tashme shumekush po e kupton se Shqiperia ben pjese ne ato vende qe e ka rritjen ekonomike relativisht te larte si rrjedhoje e perdorimit shterues te pasurive natyrore te vendit. Rasti i permbytjes se madhe e te perseritur te Shkodres dhe permbytjeve e rreshqitjeve te tjera ne shume territore te vendit ne vitin 2010 nuk do kete ndonje efekt te ndjeshem ne ulje te shifrave te GDP te pritur te vitit kjo pasi askush nuk e llogarit humbjen e madhe te pasurise natyrore dhe as shkaterrimin e mireqenies se njerezve madje paradoksalisht mund te kete rritje te GDP si rrjedhoje e rritjes se eksportit te energjise gjeneruar nga hidrocentralet.
Per te adresuar nje inkosistence te tille qe per hir te se vertetes nuk eshte aspak fenomen tipik shqiptar Komisioni Europian ka shpallur qysh ne vitin 2007 iniciativen Pertej GDP. Sivjet eshte prezantuar nje set i llogaritjeve te integruara mjedisore dhe ekonomike per te ndihmuar politikeberesit per te vleresuar se sa e gjelber eshte rritja ekonomike dhe per te dhene nje panorame te vertete te gjendjes ekonomike te vendit www.beyond-gdp.eu. Nje nga mesazhet e fuqishme dhene ne Javen e Gjelber ne vitin 2010 ishte qe sistemi i sotem ekonomik me theksin te rritja e vazhdueshme nuk eshte me i qendrueshem dhe nje alternative e pershtatshme duhet vendosur. A ka nje prosperitet pa pritje Profesori per zhvillimin e qendrueshem Tim Jackson argumentoi ne seancen permbyllese te ketij evenimenti boteror se alternative eshte derritja degrowth. Derritja do te jete guida e vendimeve te ardhme. Ne jemi inkurajuar te shpenzojme para qe nuk i kemi per gjera qe skemi nevoje per te krijuar pershtypje qe nuk zgjasin te njerez per te cilet ne nuk kujdesemi perkthyer ndryshe nuk cajme koke - tha Tim Jackson permes duartrokitjesh te zjarrta. ec.europa.eu/environment/indexen.htm
Opozita kete radhe duhet degjuarOpozita garantoi Rama eshte e gatshme qe te jape votat e saj per nje plan kombetar qe parashikon marrjen e masave rrenjesore qe te shmangen situatat e permbytjeve. Rama mbeshteti fort idene e nje operacioni radikal qe te adresoje fondet e shtetit ne kete drejtim. Ai tha se eshte momenti per te korrigjuar nje gabim historik sidomos te viteve te fundit. Madje ai u shpreh per nje bashkepunim me poziten sic ndodhi per ndryshimin e Kushtetutes. Ky bashkepunim eshte absolutisht i domosdoshem i cili duhet te filloje menjehere me rishikimin e buxhetit te vitit 2011. Mazhoranca duhet te anashkaloje kokecarjet qe natyrisht mund ti lindin nga ky proces duke konsideruar edhe rrjedhje ne votimet e ardhshme mund te kete dhe prurje votash e te pranoje propozimet e opozites per te demonstruar qe eshte nje mazhorance serioze dhe qe vertet perfill interesat kombetare dhe qe ka nje vizion per nje te ardhme te qendrueshme te vendit.
Ajo qe kerkon opozita sot eshte ne linjen e rishikimit te performancave ekonomike ne lidhje te forte me ekosistemet natyrore sic po kerkohet sot me persistence nga Bashkimi Europian dhe institucione te tjera te rendesishme nderkombetare.
Presidenti i vendit nuk mund te dekretoje buxhetin e vitit 2011 kur situata kerkon rishikim te menjehershem te tij. Eumlshte fare e kuptueshme se katastrofa e ndodhur nuk eshte e tille qe te kanalizohet ne statistika 100-vjecaresh qe nuk cenojne vendimmarrjen e viteve te nje karriere politike te nje gjenerate. Ajo eshte nje katastrofe me permasa shume here me te medha se cdo te ishte pa veprimin kumulativ negative te shkaktuar nga nje sere faktoresh te nderhyrjeve apo mosnderhyrjeve njerezore ne burimet natyrore. Si rrjedhoje e ketij efekti kumulativ katastrofat mund te kene nje shpeshtesi shume te madhe sic deshmoi dhe viti 2010 me disa permbytje edhe brenda 1 viti. Por tekave te natyres te shtuara si rrjedhoje e ndryshimit te klimes qe tash vepron jane gjithnje e me te paparashikuara. Keshtu Shqiperia mund te perballet edhe me nje thatesire te tejzgjatur qe gjithashtu duhet konsideruar edhe pse jo me prioritetin e shmangies maksimale te permbytjeve. Nuk mund te mos perserisim ne kete kontekst prioritetin qe ka ndertimi i hidrocentralit te Skavices qe do rregullonte shume me mire prurjet ne kaskaden e Drinit per te korrigjuar keshtu jo gabimin por fajin historik te mosndertimit te tij se paku ne dhjetevjecarin e fundit.
Krahas opozites Kuvendi i Shqiperise duhet te terheqe fort mendimin e specialisteve te hidroteknikes shqiptare me te cilet vendi duhej te krenohej por qe tash kushedi se ku rropaten per te nxjerre buken e perditshme. Buxheti i vitit 2011 dhe Plani i Pergjithshem Kombetar akoma i pafilluar do te kerkonin edhe nje pjesemarrje te gjere publike ne pergatitjen e tyre.
Nese mazhoranca e ka vullnetin per tu ulur e rishkruar shume gjera te shkruara keq keto 20 vjet tani eshte momenti me pas do jete teper vone.