Maksim Haxhia: Berisha donte dënimin e Pashkos e Imamit
TIRANE- Ish-prokurori i Përgjithshëm, Maksim Haxhia, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” deklaron për herë të parë si e propozoi Azem Hajdari në këtë post, si refuzoi Ministrinë e Mbrojtjes, marrëdhëniet e acaruar me ish-Presidentin Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Zhulali për Sazanin dhe ish-ministrin e Rendit, Kopliku.
“Kryeministri i sotëm nuk është presidenti i djeshëm. Unë kam qënë Prokuror i Përgjithshëm në momentin e mbledhjes së dokumentacionit për procedimin penal ndaj ish-presidentit Ramiz Alia”- Kujton Haxhia.
Ish-kryeprokurori rrëfen përgatitjen e dosjes për Ramiz Alinë, për 2 prillin, për Ilir Metën, si mbrojti nga burgu dy drejtuesit e qazetës Koha Jonë, Nikollë Lesi dhe Aleksandër Frangaj, presioni për dënime në shkallë të gjërë.
"Presion i madh m'u bë të dënoja Gramoz Pashkon dhe Arben Imamin"- kujton Maksim Haxhia, aktualisht Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Në intervistën e plotë të, të botuar sot në gazetën "Shqiptarja.com", prof. as. dr. Maksim R. Haxhia tregon se udhëheqja e atëhershme kërkoi goditjen përmes drejtësisë të "mocionistëve" Ceka, Pashko, Imami, Keko dhe Zogaj por dhe si përdorën pretekste për ta shkarkuar, pasi nuk dha dorëheqjen siç ia kërkuan.
(sg/shqiptarja.com)