PS mbledh sot Asamblene Kombetare
TIRANE- Partia Socialiste mbledh sot paradite Asamblenë Kombëtare në ambjentet e "Xibrakut" në periferi të Tiranës. Forumi i lartë socialist pritet të diskutojë për vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me ecurinë e partisë në këtë vit elektoral por edhe për mandatin e ish-deputetes Rudina Seseri. Kryesia e PS ka vendosur dje t’i delegoje Asamblesë përgjegjësinë për te marre një vendim ne rast se mandati zvarritet pafundësisht.
Asambleja do të marrë në analizë ecurinë e punës për zgjedhjet në 117 njësitë vendore në të gjithë vendin, kryesisht në kryeqytet dhe në zona të tjera të vendit.
Njëherësh do të bëhet dhe një bilanc i detyrës së lënë për shtimin e anëtarësisë me të rinj dhe të reja. Njëherësh do të informohet Asambleja nga ana e kryetarëve të degëve të PS në rrethe dhe në bashkitë dhe komunat në lidhje me përfundimin e procesit të riregjistrimit të anëtarësisë së PS në të gjithë vendin, një proces që do të sjellë dhe krijimin e një database për ta përdorur më pas për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Nga ana tjetër, në këtë mbledhje të radhës të Asamblesë së PS do të diskutohet në lidhje me përgatitjet e Partisë Socialiste për sfidën elektorale të vitit të ardhshëm.
Njëherësh në Asamble do të kërkohet dhe përcaktimi i kritereve që tani të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, përmes një testimi të gjatë dhe rigoroz në të gjitha zonat elektorale në vend, në mënyrë që në listat shumëemërore të PS të jenë figurat me mbështetjen më të madhe në komunitet dhe ata që thithin më shumë vota për PS.
(sg/shqiptarja.com)