Videoja shokuese e protestuesit te qelluar nga brenda kryeministrise

Deshmia e Ardian Klosit per vrasjen e protestuesit
Jam ndodhur ne bulevard tek trotuari perballe Piramides dhe Kryeministrise prej ores 14.00 deri ne 16.45.
Rreth ores 16.00 eshte qelluar nga siper godines se ish-Komitetit Qendror mesa duket nga nje snajper nje demonstrues me plumb ne balle. Personat qe ishin rreth tij mu drejtuan ngaqe me njihnin dhe me thane duke ulerire E qelluan e qelluan ne balle me snajper nga Komiteti Qendror...
Deshmia e Mustafa Nanos Kurre nuk kisha pare aq shume njerez
Mberrita ne bulevard ne oren 14.10. Rruges pashe grumbuj njerezish qe benin gjithashtu ne drejtim te bulevardit. Ishin protestues te organizuar. Secili grup kish zedhenesin e vet qe leshonte mesazhe me megafon ne dore. Isha me idene per te shkuar tek pjesa perballe kryeministrise per te ndjekur epiqendren e protestes por kur mberrita tek ura e madhe prane ish-hotel Dajtit me zuri syri vec nje grup disaqindra vetesh ne te djathte midis kryeministrise e ministrise se financave.
Po mendoja se po shihja live deshtimin spektakolar te tubimit opozitar te paralajmeruar me buje por nuk vonoi shume dhe ne krye te bulevardit atje ku syri me thosh se duhej te ish lulishtja prapa permendores se Skenderbeut u shfaqen banderolat.
Pak me pas shquajta silueten e nje turme qe perparonte ngadale si nje kafshe e ngathet e kolosale. Kjo turme ka ecur per gati nje ore drejt godines se kryeministrise dhe prape kur hidhja syte ne skajin e kundert atje ku turma u shfaq ne krye te heres shihja njerez qe leviznin. Dukej sikur dilnin nga dheu.
Jam nje deshmitar i zakonshem i ngjarjeve te tilla dhe me duhet te them se kurre nuk kisha pare aq shume njerez. Ishin shqiptare qe ishin mobilizuar kunder pushtetit. E di qe nje pjese e tyre jane te motivuar ne kete proteste thjesht ne emer te partise apo te leader-it te tyre gje qe dukej nga thirrjet ne kor O Sali o legen prite Edin se po vjen por ne fytyren e shume te tjereve lexohej nje shqetesim e nerv qytetar.
Shqiptaret qenkan gjalle mendova per nje cast si me faj ngaqe shpesh i shoh shqiptaret pra si njerez te pamobilizueshem per kauza prej te cilave nuk fusin gje ne xhepin e tyre. Dyshime mbi motivimin impersonal te pjesemarrjes mund te kem akoma por keto dyshime te mijat nuk e cbejne faktin se ai bulevard kurre me pare nuk ishte shkelur nga kaq shume njerez per nje kauze kaq te drejte. Fitorja e pare u arrit - kjo ishte e vetmja siguri qe kisha andej nga ora tre pa cerek e pasdites.
Po jetoja me idene se ishte dhe nje proteste e bukur por bash kur nga nje xhep i turmes u ngrit nje kenge labe andej nga koka e turmes u degjua nje buuuuum. Une isha larg dhe nuk shihja gje. As mund te shkoja deri atje ngaqe turma ishte shume kompakte e donte mundim per ta care. As qe doja te shkoja ne te vertete.
Por nuk kaluan as pak minuta kur pas disa buuuum-eve te tjera pame turmen qe po terhiqej. Dukej sikur kafshen e stermadhe e kish vene perpara nje kafshe edhe me e stermadhe. fare po ndodh pyesnin te gjithe kush me sy e kush me ze.
Por nuk kish nevoje per pergjigje. Pame njerezit qe ferkonin syte me duar sikur ishin verbuar. U kishin hedhur gaz lotsjelles. Nuk di si kish ndodhur kjo gje nuk di ne turma kish provokuar policine apo policia provokonte turmen me kete strategji.
Ky informacion eshte i rendesishem per dovere di cronaca jo per gje tjeter. E dini pse Policia nuk mund te veproje kunder popullit opozitar. Ne kete kuptim kane qene benzine mbi zjarr deklaratat se do ndeshkohen ata qe shkelin ligjin do te mbrojme rendin kushtetues apo vendimi per ta rrethuar kryeministrine me tela me gjemba. Policia nuk mund ta mbroje rendin kushtetues nga opozita.
Vetem diktaturat e mbrojne rendin kushtetes nga opozita. Ndersa ne demokraci nuk mund te kete rend kushtetues kunder opozites. Shkurt pushteti vetem mund te negocjoje me opoziten por nuk mund te mbrohet nga opozita.
Edhe kur opozita kerkon ca si teper apo qiqra ne hell nuk ke rruge tjeter vecse te degjosh arsyet e saj e te negocjosh zgjidhjet e mundshme.
Ndersa kur thua do ndeshkoj opoziten nese shkel ligjin apo nuk do ta le opoziten te shkele rendin kushtetues tregon se je nje bande e rrezikshme.
Ministrat Olldashi e Imami I vrane vete
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi duke folur per nje televizion tha se protesta eshte nxitur e udhehequr nga Rama. Olldashi tha se nje makine e ngarkuar me eksploziv i eshte drejtuar kryeministrise. Nese do shperthente do ishte bere baterdia tha Olldashi. Ai tha se per fat nuk ka shperthyer kjo makine. Olldashi tha se jane paguar personat te inkriminuar.
Perpara tij edhe Ministri i Mbrojtjes perseriti te njejtat gjera duke aluduar qe protestuesit u vrane nga vete protestues persona te paguar etj. E njejta deklarate u perserit me pas nga vete S.Berisha.
Nderkohe dhjetera deshmi video dhe foto te hedhura nga vete protestuesit ne Facebook e Youtube i pergenjeshtrojne keto deklarata. Nje video qe mund ta shihni ne Shekulli Online dhe ne shume adresa te rinjsh ne Facebook tregon qarte nje nga protestuesit te qelluar ne deren e kryeministrise nga brenda saj.