Mal i Zi Tubime me moton Jemi shqiptare flasim shqip

Keshilli Nacional i Shqiptareve organizoi tubime me qytetaret e Plaves e Gucise Malesise Tivarit dhe Ulqinit me moton Jemi shqiptare flasim shqip me qellim te njohjes se opinionit publik mbi procesin e regjistrimit te popullsise i cili do te mbahet ne Mal te Zi prej 1 deri me 15 prill. Ne keto tubime u shpreh shqetesimi per disa parregullsi qe verehen qe ne fazen e pergatitjes se procesit te regjistrimit sic jane mungesa e formulareve ne gjuhen shqipe numri i vogel i instruktoreve dhe regjistruesve nga komuniteti shqiptar etj.
Ne kete kuader Keshilli Nacional i Shqiptareve ka formuar Komisionin Vezhgues i cili do ti evidentoje te gjitha parregullsite dhe me ato do te njoftohen strukturat vendore dhe faktori nderkombetar.
Nga Ulqini njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Ali Salaj.