Dinamizmi ekonomik, BB kredinë e parë pas 2008-ës, ia jep Shqipërisë

Banka Botërore vlerëson arritjet e bëra në Shqipëri në 20 vitet e fundit. Në një dalje publike, përfaqësuesja e këtij institucioni në Shqipëri, se një nga reformat më të rëndësishme është tenderimi elektronik. Gjithashtu, bëhet e ditur se qeveria shqiptare ka përfunduar negocimin e kredisë së parë me Bankën Botërore, pas 3 vjetësh. Në bilancin projekteve të saj në Shqipëri, Banka Botërore drejton vlerësime për arritjet e bëra në vend, duke theksuar se zhvillimi do të kulmojë në vitet në vazhdim. Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Ksenya Levovsky theksoi se së fundmi qeveria shqiptare negocioi një kredi prej 25 milionë dollarë, që përbën edhe kredinë e parë të dhënë nga Banka Botërore pas vitit 2008. Një tjetër vlerësim i Bankës Botërore shkon edhe për sistemin e prokurimeve Elektronike. Duke e vlerësuar amnistinë fiskale si një çështje aktuale dhe me rëndësi të lartë, zonja Levovsky theksoi se qeveria duhet të kujdeset, që bizneset përfituese të formalizohen në vijim. Gjithashtu, ajo vlerësoi se bashkëpunimi politik është i lidhur pashmangshmërisht me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Një nga projektet që pritet të mbështet nga Banka Botërore është edhe një analizë e përgjithshme për të drejtat e pronave në Shqipëri. Fondi për të mbështetur Shqipërinë, për periudhën 2011-2014 nga Banka do të rritet nga 275 milionë në 300 milionë dollarë, duke përfshirë mbështetjen e financiare që jepet në zonat e përmbytura. Javën e shkuar qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore negociuan me sukses një kredi për Politikat e Zhvillimit me vlerë 25 milionë dollarë. Kjo kredi mbështet politikat që përmirësojnë asistencën dhe shërbimet shëndetësore. Jam shumë e kënaqur që sistemi elektronik i prokurimeve në Shqipëri do të jetë i pari në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, që do të përdoret në projekte të financuara nga Banka Botërore. Do të testohet në projektin e Rrugëve Dytësore dhe Lokale që menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sistemi elektronik i prokurimeve në Shqipëria demonstruar efikasitet e transparencë në rritje gjatë dy viteve të fundit”- tha Levovsky. Kurse sa i përket amnistisë fiskale, ajo u shpreh se ajo është në fakt një çështje e rëndësishme dhe në krye të çështjeve që diskutohen aktualisht në Shqipëri. Thelbësore është se si do të aplikohet në fakt amnistia fiskale, me qëllim që përmes faljes dhe amnistimit, të arrihet në të ardhmen në biznese formale, që nuk do të shmangëm më detyrimet.
...