Poni: Kartat e identitetit janë dokumente të sigurta, e pamundur pjesëmarrja në votime me një dokument të falsifikuar

UPDATE- “Shqipëria ka dokumentet më të sigurta të identifikimit”. Pohimin e bën zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni deklaron gjatë deklarate për mediat se në listat e zgjedhësve nuk mund të futen dy ose më shumë persona me të njëjtën kartë identiteti, duke hedhur poshtë çdo pjesëmarrje në një proces votimi me një kartë të falsifikuar. “Në listat që ne çojmë në komisionet e qendrave të votimit është edhe numri i identifikimit të dokumentit personal. Çdo dokument ka dhe numrin e tij të identitetit, çka tregon qartë që është i njëjti person, qoftë edhe nga koincidenca ose jo nëse karta është e njëjtë ose nuk është ajo që është prodhuar, pra janë këto elementë që e bëjnë të pamundur pjesëmarrjen në votime me të njëjtin dokument identiteti të dy ose më shumë personave”- u shpreh Poni. Zv/ministri jep dhe të dhënat e ecurisë së prodhimit të kartave dhe pasaportave deri ditën e sotme në mënyrën më origjinale. “Kompania sapo na ka dërguar informacionin e fundit, nga 2 milion e 633 mijë shtetas që kanë aplikuar, 2 milion e 613 mijë janë pajisur”- tha ai. Vetëm pak kohë nga dita e shpalljes së listave përfundimtare të zgjedhësve, Poni sqaron se është arritur që ato të spastrohen nga dublikimet si dhe personat që figurojnë të një moshe të caktuar. “Janë pastruar si persona të dubluar 13 mijë e 265 persona si dhe kanë qartësuar pozicionin për 11 mijë e 20 persona të tjerë që në fakt nuk janë rekorde të dubluara, por për shkak të kujdesit maksimal që kemi ne në program mund të duken binjakët si rekorde e me radhë, por që kemi përgjigje të qarta nga njësitet e qeverisjes vendore”- deklaroi zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.
...