E Diel, 1 Nëntor 2026

Mal i Zi dorehiqet kryeministri Gjukanovic

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, i cili ka udhëhequr shtetin e tij përgjatë 20 viteve të fundit dhe që konsiderohet si lideri në detyrë më jetëgjatë i Ballkanit, ka dhënë dorëheqjen. “Kushtet u krijuan për mua që të tërhiqem” ka thënë Gjukanovic, duke shtuar se ai do të qëndrojë në Partinë Demokratike të Socialistëve.

Këtë muaj, Mali i Zi arriti të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, një hap kyc drejt anëtarësimit të plotë. Gjukanovic ka drejtuar një fushatë të suksesshme për pavarësimin e Malit të Zi nga Serbia në vitin 2006. Agjencia Rojters ka njoftuar se ai ka propozuar ministrin e Financave në qeverinë e tij si pasuses në krye të ekzekutivit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›