E Diel, 1 Nëntor 2026

Mal i Zi, kundërshtojnë ndërtimin e Kishës, në pranga 22 shqiptarë

MAL I ZI- 22 shqiptarë janë arrestuar sot në fshatin Martinaj, nga forcat speciale malazeze. Arrestimet kanë ndodhur pasi shqiptarët kanë kundërshtuar ndërtimin e Kishës ortodokse serbe. 

Lajmi konfirmohet nga Shoqata e Shqiptarëve në Mal të Zi , e cila do ti drejtohet me një kërkesë qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, nëpërmjet së cilës do të kërkojë nga të dy vendet që të shtojnë ndikimin e tyre tek qeveria malazeze për të ndalë, atë që ajo e cilëson si “terrorin mbi popullatën e shqiptare në Mal të Zi.

Shoqata e Shqiptarëve në Mal të Zi bën me dije se shqiptarët janë arrestuar në mënyrë të brutale dhe se nuk ka munguar edhe dhuna. 22 shqiptarët e arrestuar mes tyre dhe të moshuar gjenden në stacionin policor të Plavës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›