E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rilindja nuk është vetëm për socialistët, por për të gjithë Shqipërinë

KAVAJË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në qytetin e Rrogozhinës deklaroi se Rilindja nuk është vetëm për socialistët, por për të gjithë Shqipërinë.

Sipas Ramës më 23 qershori do të jetë dita kur shqiptarët do të vendosin mes rrënimit dhe rilindjes. 

“Ju këtu e dini të gjithë se sot përvec të gjitha halleve është shtuar një hall i madh për cdo familje, krimi që ka dalë nga zinxhirët dhe ka marrë kontrollin duke kërcënuar sigurinë e cdo individi dhe të cdo prone, më 23 qershor, shqiptari i zakonshëm me votën për PS do të rilindë policinë e shtetit dhe do e vejë në mbrojtje të vetës dhe pronës së vet. 23 qershori është dita kur Shqipëria do vendosë mes rrënimit apo Rilindjes. Mes rritjes së papunësisë apo punësimit real, mes shkatërrimit apo falimentimit të biznesit apo shtimit ë biznesit dhe vendeve të punës përmes biznesit. Mes shërbimeve sipas xhepit apo shërbimeve sipas nevojës. Mes një Shqipërie të mbytur nga plehrat apo Shqipërisë së pastër që do ndalojë importin e plehrave nga jashtë. Mes një Shqipërie pa shtet dhe një Shqipërie që bashkë do ndërtojmë shtetin e gjithë shqiptarëve. Rilindja shqiptare nuk është vetëm e socialiste dhe për socialistët, por është një rilindje të shqiptarëve për shqiptarët”, tha Rama. 

Kreu i PS-së, i bëri thirrje shqiptarëve që më 23 qershor të votojnë për PS në mënyrë që të lënë kryeministrin pa punë.

“Cdo rrogëtar në këtë qytet, cdo kush që e ka një rrogë në sektorin publik apo provat duhet të shkojë tek kutia e votimit dhe me kryqin tek PS ta heqë taskin e sheshtë dhe të vendosë për taksimin e ndershëm. Pa diskutim kush është papunë, duhet të shkojë të pushojë Saliun nga puna më 23 qershor”, u shpreh Rama. 

BERISHA KA TMERR EMRIN PEZA
“Saliu bëri një lojë fjalësh, jo Dash Peza, jo Fred Peza , sepse e ka tmerr emrin Pezë dhe tani i del dy herë . Është katandisur si ushtari italian tek ai filmi nuk dua të dëgjoj më fjalën Pezë. Ushtarit ju harrua emra, por Peza nxjerr vetëm emra. Ju garantojmë se nuk do ju tradhtojmë asnjëherë”, iu përgjigj me ironi Rama deklaratave të Kryeministrit Berisha. 

RAMA: ME RROGOSHINASIT QË NË 23 QERSHOR DO VOTOJE RILINDJEN, JO RRËNIMIN
Partia Socialiste pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Rrogozhines. “Ne 6:30 Rrogozhinasit na presin në sheshin e rrënuar te qytetit të varfër e të papune, që në 23 qershor do votoje Rilindjen jo Rrënimin”, shkruan kreu i PS, Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter.

RAMA: PASDITE NË KAVAJË, ATY KU VOTUESIT TRADICIONALE TË PD NISËN KTHESËN E MADHE
Partia Socialiste pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Kavajës. Në një postim në rrjetin social Twitter, kreu i PS-së Edi Rama fton simpatizantët që të marrin pjesë në vendin ku votuesit tradicionale të PD nisën kthesën e madhe të Kavajës!

“Në 4: 30 kënd fjale në lagjen Sharrë të Kavajës, ke Hykat sic i thonë, ku votuesit tradicionale të PD nisën kthesën e madhe të Kavajës! Kavaja e pastër që merr fryme lirisht shembulli më i mirë për cdo demokrat që do një Shqipëri të pastër që merr frymë lirisht: Vota PS:-)”, shkruan Rama. 

(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Rama në Paskuqan e Kamëz: Do drejtoj vetë procesin e legalizimeve, jo vota si tifozë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›