Ministria e Jashtme: Besojmë në pafajësinë e ambasadorit Selimi
PRISHTINË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës beson në pafajësinë e ambasadorit Sylejman Selimi. Nëpërmjet një deklarate për mediat ku reagon për arrestimet e fundit të ish - pjesëtarëve të UÇK-së, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës pret që procesi të përfundojë në favor lutës së pastër të UÇK.
“MPJ beson fuqishëm në pafajësinë e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, i cili pas luftës, në vazhdimësi ka qenë figurë qendrore e bashkëpunimit të fuqishëm me KFOR-in, personaliteti, përkushtimi dhe aftësitë e të cilit, kanë bërë që ai të emërohet komandant i TMK-së, e më pas edhe i FSK-së. MPJ çmon lartë përgjegjësinë e treguar nga ambasadori Selimi edhe në këtë proces, i cili presim që të përfundojë sa më shpejtë në favor të drejtësisë, duke rikonfirmuar pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe të figurave udhëheqëse të saj" thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë.
"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës mbështet sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e pavarur dhe të paanshëm të gjyqësorit në tërësi dhe të EULEX-it dhe pret që edhe ky proces të zhvillohet mbi këto parime që mbrohen nga ne dhe bota demokratike" vijon njoftimi.
Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nuk sqarohet nëse ambasadori i Kosovës në Tiranë do të vazhdojë të jetë në detyrën e ambasadorit apo do të tërhiqet.
(e.m/BalkanWeb)