Mal i Zi, policia heton sulmin ndaj gazetares

Policia në Mal të Zi tha se ka nisur një hetim për sulmin që iu bë një gazetareje, nga një i panjohur, nga i cili u detyrua të shtrihej në spital.
Gazetarja Olivera Lakiç, raportohet të jetë goditur në kokë disa herë në sulmin e së mërkurës që ndodhi afër shtëpisë së saj në Podgoricë.
Lakiç është autore e një serie shkrimesh për dyshimet që lidhen me mashtrimet në prodhimin e cigareve në një fabrikë në Mal të Zi.
Mediat lokale raportojnë se ajo dhe familja e saj kanë marrë kërcënime pas publikimit të shkrimeve.
Shefi i Policisë së Podgoricës Bozhidar Vuksanoviç ka dënuar sulmin ndaj gazetares, duke e quajtur “akt të shëmtuar të cilin është duke e hetuar hollësisht policia.”