E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Të drejtat e grave, kyçe për BE-në

Në ditën ndërkombëtare të gruas, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka zhvilluar një aktivitet me përfaqësuese të mediave në vendin tonë.
 

Në fjalën e tij, ambasadori Sequi ka theksuar se çështja e lidhur me të drejtat e grave janë kyçe për Bashkimin Europian. Sipas tij shoqëria duhet të fokusohet tek çështjet që kanë të bëjnë me vështirësitë e grave.
 

“Të jesh gazetare në Shqipëri është shumë e vështirë. Është e rëndësishme të nisim ditën me gra që kontribuojnë për vlera. Është me rëndësi që ju të bëni tranformimin i cili përbën integrimin” iu është drejtuar Sequi përfaqësueseve të mediave.
 

Ai gjithashtu ka propozuar që në raportin e Bashkimit Europian të shtohet një kapitull për rolin e gruas në media.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›