Siri, shefja e misionit humanitar të OKB-së viziton Homsin

Ajo kaloi rreth një orë në rajonin e shkatërruar nga sulmet e ushtrisë siriane. Ekipet e ndihmave kanë qenë në pritje për të hyrë në distrikt që prej të premtes së kaluar, por “Kryqi i Kuq” thotë se shumë rezidentë tashmë janë shpërngulur për në rajone ku mund të marrin ndihma.
Forcat qeveritare të Presidentit Asad morën Baba Amr-in pas javë të tëra bombardimesh. Aktivistët thonë se ushtria ka kryer masakra të shumta që kur mori këtë Distrikt, ndërsa Damasku fajëson kryengritësit për të gjitha vdekjet.
Në Siri ndalohet rreptësisht hyrja e medieve ndërkombëtare, gjë që bën të pamundur verifikimin e pretendimeve të secilës palë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se deri më tani në Siri kanë humbur jetën mbi 7 500 persona./Start/F. P/
2012-03-07 17:47