E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i parë britanik për vizitë në Prishtinë

Autori i Lajmit: red.
Ministri britanik për Zhvillim Ndërkombëtar, Shahid Malik, ndodhet në Kosovë, në kuadër të mbështetjes së saj nga Britania e Madhe.
Zoti Malik po takon udhëheqësit e lartë kosovarë për të ofruar mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe për të parë mundësinë se si Kosova mund të jetë një vend i mirë për veprimtari afariste.
Malik do të qëndrojë edhe në Prizren e Rahovec ku do të takojë udhëheqësit politikë e fetarë si dhe do të bisedojë për mundësitë e zhvillimit të biznesit.
Kjo është vizita e parë e një ministri britanik në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë së saj.
Britania e Madhe është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës pas shpalljes së saj në shkurt të këtij viti dhe vazhdon ta mbështesë atë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Në mbledhjen e donatorëve për Kosovën, që u mbajt në korrik të këtij viti në Bruskel, dhe ku BE dhe SHBA ofruan ndihmën më të madhe nga donacioni i mbledhur prej një miliardë e 200 milionë eurosh, qeveria britanike u zotua që të ndihmojë Kosovën me rreth 30 milionë euro
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›