E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet hoteli më i lartë në botë

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 19:30

Hoteli më i lartë në botë i hapi dyert në Hong Kong.

Ai gjendet në rrokaqiellin më të lartë në qytet dhe ofron shikim të pazëvendësueshëm panoramik në rajonin e njohur limanor, Victoria Harbor.

Hoteli Ritz Carlton, i cili shtrihet në rreth 490 metra mbi rrugët më frekuentuese, kaotike të qytetit jugor kinez, bëri një kthim të madh, pasi ishte mbyllur përkohësisht në vitin 2008.

Ritz Carlton megjithatë do ta humbë titullin hotel më të lartë në vitin 2014, kur do të hapen dyert e Jay-Hotel. Ai gjendet në afërsi të majës, në mbi 600 metra lartësi, në rrokaqiellin Shanghai Tower në Kinë.

“Njerëzit garojnë në tërë botën për gjithçka, jam i sigurt se dikush diku ndërton madje ndërtesë edhe më të lartë, derisa ne këtu flasim. Ne më së shumti koncentrohemi në shërbimet”, deklaroi drejtori i kompleksit.

Ritz-Carlton është edhe një nga vendet më të shtrenjta në Hong Kong, qytet i cili tashmë është i mbushur përplot me hotele luksoze.

Fjetja për një natë në një dhomë luksoze kushton 770 dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›