E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes LydmillaGurchenko, yllii kinemasë ruse

MOSKË- Aktorja Lydmilla Gurchenko, ylli i kinemasë ruse, e cila punoi veçanërisht me Nikita Mihalkovin dhe Andrei Konçalovskin vdiq sot në Moskë në moshën 75-vjeçare, njoftoi media.

''Në homazhet e zhvilluara për aktoren e njohur të kinemasë ruse mori pjesë edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev'', sipas televizionit publik.

E lindur në vitin 1935 në Ukrainë, Lydmilla Gurchenko, e cila e filloi karrierën e saj në teatër pati dhjetëra role në filma si ''Siberiade'' (Andrei Konçalovski, 1979) dhe Pesë Mbrëmjet (Nikita Mihalkov, 1978).

Ajo u dekorua në vitin 1983 me titullin ''Artiste e Popullit''.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›