Malaga është super, fitore spektakolare ndaj Anderlehtit
Atë që nuk bëri Milani para dy javësh, e ka bërë Malaga. Skuadra spanjolle ka mundur 3-0 Anderlehtin në transfertë, duke marrë e vetme kreun e grupit C me 6 pikë të plota.
Ndeshja ka nisur me raste të shumta, por në fundin e pjesës së parë Elizeu realizoi një gol nga ata për kornizë, duke goditur në trekëndësh nga 30 metra. Në pjesën e dytë, Hoakin me penallti e sërish Elizeu, i dhanë skuadrës spanjolle triumfin 3-0, po aq sa në ndeshjen e parë ndaj Zenitit të Shën Pjetërburgut.
(a.k/Altin Latifi/BalkanWeb)