E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti ankohet: Na mohuan një penallti

Zeniti i Shën Pjetërburgut për pak ka bërë një mrekulli në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Milanit, duke barazuar gjithçka pasi kuqezinjtë kryesuan 2-0.

Skuadra ruse ka mbetur në vendin e fundit, me zero pikë pas dy ndeshjesh, por trajneri Luçiano Spaleti ka fajësuar fatin dhe arbitrin për humbjen.

“Abiati u tregua vërtet i zoti, duke bërë 2-3 pritje të pabesueshme, - tha ai, referuar sidomos një gjuajtjeje të Anjukov në fund. – Portieri i Milanit na mohoi disa gola të sigurt”, shtoi ai. “Portieri ynë nuk u impenjua shumë përveç golave, ç’ka tregon se topin e kemi mbajtur më shumë ne.

Në 15 minutat e para luajtëm keq, duke iu lënë shumë hapësira kundërshtarëve. Më pas barazuam në mënyrë të merituar, por arbitri në një moment na penalizoi, duke mos dhënë një penallti për shtyrjen e Abates ndaj Hulk. Gjithsesi, s’duhet të mendojmë se kualifikimi ka mbaruar për ne, pasi në lojë janë ende 4 ndeshje dhe ne duhet të fitojmë të paktën 3”, tha Spaleti.

(a.k/Altin Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›