Malaga fiton grupin C, Milan mundet nga Zeniti

Fitorja e Malagas në grupin C ishte pothuajse e ditur, mirëpo kjo është konfirmuar në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Milan ka përfunduar e dyta përderisa në ndeshjen e fundit është turpëruar nga Zenit që e ka mundur në vend të vetin me rezultat 0-1. Golin për Zenit e shënoi Danny në minutën e 35.
Nga ana tjetër Malaga ka mirëpritur në shtëpi Anderlechtin. Në pjesën e parë të këtij takimi kaloi në epërsi Malaga në minutën e 45, ndërkaq në minutën e 50 të pjesës së dytë barazoi Jovanovic. Malaga kaloi në epërsi në minutën 61 me rezultat 2-1 kurse belgët barazuan në minutën e fundit të takimit me anë të Mbokani.