E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria U17 fton Fekën

Përfaqësuesja U17 e Shqipërisë, e cila drejtohet nga selektori boshnjak Dzemal Musdedanagiç, nga 10 deri më 12 dhjetor do të organizojë në Tiranë një grumbullim – seleksionim me futbollistët e talentuar shqiptarë që luajnë brenda dhe jashtë vendit.

Në mesin e të ftuarve për këtë grumbullim është edhe talenti kosovar Dren Feka. Ky i fundit aktivizohet me skuadrën e të rinjve të Hamburgut. 15 vjeçari me prejardhje nga Vushtrria luan në pozitën e mbrojtësit dhe mesfushorit ofenziv.

“Kombëtarja shqiptare e futbollit, ekipi U-17, do të ketë grumbullim nga 10 deri më 12 dhjetor 2012. Për këtë arsye, ne miqësisht kërkojmë nga ju që ta lironi lojtarin Dren Feka më 9 dhjetor të këtij viti. Futbollisti do të lirohet nga ekipi kombëtar më 12 dhjetor”, thuhet në ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit drejtuar skuadrës gjermane Hamburg.

Ekipet U15, 17, 19 dhe 21 të Shqipërisë viteve të fundit me të madhe kanë angazhuar futbollistë kosovarë, këtë po vazhdojnë ta bëjnë edhe tani. Madje edhe Kombëtarja A në radhët e saj ka 9 lojtarë nga Kosova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›