E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i kampionëve i konfirmohet Dortmundit

Borussia Dortmund ka provuar se me plot meritë ka fituar grupin D pasi që ka mundur në shtëpi kampionin e Anglisë, Manchester City, i cili ekip nuk mund të garoj as në Europa Ligë.

Pjesa e parë përfundoj pa gola kurse në pjesën e dytë Dortmund shënoi për rezultat 1-0 në minutën e 57 me anë të Schieber.

Tutje nga ky grup shkon edhe Real Madrid që deklasoi kampionin e Holandës Ajaxin në Santiago Bernabeu duke e mundur me rezultat 4-1. Për Realin shënoi Ronaldo (13), Callejon (28, 88) dhe Kaka (49) kurse për Ajaxin shënoi Boerrighter në minutën e 59.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›