E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City, jashtë Evropës

Edhe pse kishin dështuar ta kalonin fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Ajaxi e Zeniti ia kanë dalë të mbijetojnë në Evropë, por në një garë tjetër. Me gjithë humbjen e pësuar nga Real Madridi prej 4:1, holandezët ia kanë dalë të kualifikohen në Europa League falë fitores së Borussia Dortmundit, që e largoi nga Evropa Manchester Cityn. Me fitore ndaj Milanit, Europa Leaguen e preku edhe Zeniti, derisa PSG e Schalke fazën e grupeve e përfunduan si liderë.

Edhe pse më herët i kishin humb gjasat për ta kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, megjithatë pjesëmarrja e Ajaxit dhe Zenitit në gara evropiane do të vazhdojë.

Mirëpo, holandezët dhe rusët tash e tutje do të vazhdojnë të luajnë në Europa League, ku dështuan të kualifikohen Manchester City e Anderlechti.

Anglezët janë mposhtur në Gjermani nga Borussia Dortmundi me rezultat 1:0, në kuadër të Grupit D. Ky rezultat e eliminoi Manchester Cityn nga Evropa dhe e kualifikoi Ajaxin në Europa League nga pozita e tretë e këtij grupi, edhe pse ekipi holandez u turpërua në Spanjë, ku e mposhti Real Madridi me rezultat 4:1.

Në anën tjetër, Anderlechtit – ku ndihmëstrajner është Besnik Hasi – nuk i ka mjaftuar as një barazim 2:2 si mysafir i Malagas për t’u kualifikuar në Europa League. Kjo pasi nga pozita e tretë e Grupit C në këtë kompeticion u kualifikua Zeniti, i cili e mposhti si mysafir Milanin me rezultat 0:1.

Duhet theksuar se Ajaxi e Zeniti arritën të kualifikohen në Europa League pas Bate Borisovit, Dinamos së Kievit dhe Olympiakosi, të gjitha këto dështuan të mbesin pjesë e garës më prestigjioze evropiane.

Ndërkohë, në xhiron e fundit të kësaj gare kualifikimin nga pozita e parë e Grupit A e ka arritur PSG, i cili e mposhti me rezultat 2:1 Porton, që në garat e mëtutjeshme shkon si ekipi i dytë i këtij grupi.

Ndërsa Schalkes i ka mjaftuar një barazim 1:1 si mysafire e Montpellierit për t’u kualifikuar në garat e mëtutjeshme si lidere e Grupit B, falë fitores së Olympiakosit prej 2:1 që e shënoi ndaj Arsenalit, i cili përfundoi në vendin e dytë të këtij grupi.

Duhet theksuar se përballja mes Dinamos së Zagrebit dhe Dinamos së Kievit ka përfunduar baras 1:1. Për kroatët nga fillimi kanë luajtur Fatos Beqiraj e Arian Ademi, derisa Dinamo e Kievit në minutën e 82-të në lojë e ka inkuadruar Admir Mehmedin.

Grupi A

Dinamo Z. - Dynamo K. 1:1

PSG – Porto 2:1

Tabela

PSG 15

Porto 13

Dynamo K 5

Dinamo 1

Grupi B

Olympiakos – Arsenal 2:1

Montpellier – Schalke 1:1

Tabela

Schalke 12

Arsenal 10

Olympiakos 9

Montpellier 2

Grupi C

Milan – Zenit 0:1

Malaga – Anderlecht 2:2

Tabela

Malaga 12

Milan 8

Zenit 7

Anderlecht 5

Grupi D

B. Dortmund - Man City 1:0

Real M. - Ajax 4:1

Tabela

B. Dortmund 14

Real M. 11

Ajax 4

Man City 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›