Malaga jashte Europes ne vitin 2013

Nuk mjaftoi që ishte surpriza e këtij edicioni në Champions League. Kualifikimi si e para në grup përballë Milanit, Zenitit e Anderlechtit nuk i fshehu problemet e klubit.
Për shkak të gjendjes së rënduar financiare, Malaga është përjashtuar nga Kupat e Europës për vitin 2013.
Vendimi është marrë nga UEFA në kuadër të “fair play-t financiar” dhe hyn në fuqi prej sezonit të ardhshëm.
Shkak janë bërë rrogat e prapambetura për futbollistët, por edhe vonesat në shlyerjen e detyrimeve fiskale. Gjithashtu klubi është gjobitur me 300 mijë euro.
Një surprizë e pakëndshme vetëm pak orë pas ekipi mësoi kundërshtarin e fazës së 1/8-ave në këtë sezon, që do të jetë Porto.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Malaga rrezikon të përballet edhe me një tjetër përjashtim. Bëhet fjalë për një pezullim të dytë me afat 3-vjeçar, nëse brenda datës 31 mars nuk do të jenë shlyer të gjithë borxhet.