UEFA dënon Malagën, kërcënohen disa skuadra

Malaga sot ka marrë një dënim të rëndë nga UEFA. Shtëpia e futbollit evropian e ka dënuar skuadrën spanjolle me 300 mijë euro për shkak të borxheve të mëdha.
Nëse deri më 31 mars të vitit 2013 Malaga nuk i paguan borxhet atëherë UEFA do ta dënoj atë me largim nga Liga e Kampionëve për 4 vite.
Skuadra kroate Hajduk Split është dënuar me 80 mijë euro për shkak të borxheve ndërsa janë kërcënuar Partizani i Beogradit, Osijeku, Rapidi i Bukureshtit, Dinamo e Bukureshtit dhe Arsenali i Kievit./Indeksonline/