Breno lë Bayernin, zgjedhë skuadrën në burg

Mbrojtësi i Bayernit, braziliani Breno është futbollist i ri i skuadrës braziliane Sao Paolo. Breno ka nënshkruar kontratën nga burgu ku është duke vuajtur dënimin prej 3 vitesh për djegien e shtëpisë së tij me qëllim.
Zyrtarët e Sao Paolos janë marrë vesh me të dhe agjentin e tij për të gjitha kushtet ndërsa ai do ti rikthehet futbollit pasi të kryej burgimin. Breno do të jetë në partneritet me të rikthyerin në skuadër, Lucio./Indeksonline/