E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zhvleresimi i lekut, nga abuzimet e qeverise"



Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, deklaroi dje se Banka Qendrore e vendit, nuk po mundet dot e vetme, te garantojne ruajtjen e qendrueshmerise se lekut ne treg. Ish-ministri socialist i Financave theksoi se zhvleresimi i lekut, ka ardhur si pasoje e abuzimeve financiare te qeverise. "Ideja per te perdorur rezerven financiare per te forcuar monedhen vendase eshte e deshtuar. Nuk mund te fshihet me se pas keqperdorimit qe qeveria iu beri rezervave dhe hartimit te normave te interesit te larta, do te kete efekte", parashikoi deputeti i PS-se. Sipas tij, gjendja e lekut do te vazhdoje te perkeqesohet ne muajt e ardhshem. "Ka disa zhvillime negative ne ekonomine globale, qe eshte edhe cmimi i naftes, rritja e te ciles do te rrise edhe cmimet e importit. Do te na duhet me shume valute per ekonomine e vendit tone", deklaroi Malaj. Sipas tij, Leku nuk arriti dot te stabilizohet ne periudhen me te mire per te, ate te sezonit te veres, kur ne treg ka me shume valute.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›