"Prishjet ne Jale, ne perputhje me ligjin"
Nderhyrja e policise ndertimore per prishjen e ndertimeve te paligjshme ne Jale ne vitin 2007, eshte bere ne perputhje me ligjin dhe nuk ka pasur asnje pasoje. Ky ishte qendrimi qe mbajti diten e djeshme Ministria e Transporteve, pas shkrimeve te disa te perditshmeve, ne lidhje me kete ceshtje. Sipas perfaqesuesve te kesaj ministrie, keto shkrime orkestrohen nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. "Kryetari i humbur i minorances parlamentare, permes shtypit qe komandon, riktheu spekulimet ne lidhje me projektin e bregdetit te Jugut dhe gjoja, pasojat qe ka pasur nderhyrja e ish-policise ndertimore per prishjen e ndertimeve te paligjshme", theksohet ne deklaraten per shtyp te Ministrise se Transporteve. Ne lidhje me keto akuza, ministria thekson se ky sulm nga PS, vjen per faktin se kryetarit te saj, Edi Rama, iu prishen interesat mafioze ne Jale. "Pikerisht interesat mafioze te Edi Rames dhe klienteve te tij dhe jo interesat e publikut u goditen ne Jale", theksohet ne deklarate. Nga ana tjeter ministria thekson se do te vazhdoje te kryeje detyren, per aq kohe sa qytetaret shqiptare i besojne qeverisjen e vendit. "Ne do te vazhdojme te kryejme detyren tone, ne perputhje me ligjin, per sa kohe qytetaret shqiptare besojne ne punen dhe ne vullnetin tone, gje qe e deshmuan edhe ne zgjedhjet e fundit, me te cilat e denuan z. Rama te vazhdoje te beje kryekaragjozin", theksohet ne deklaraten e Ministrise se Transporteve.