E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon takimi i partive opozitare, vendimi: Bojkoti do të vazhdojë

Ka përfunduar takimi i krerëve të opozitës, gjatë të cilit u diskutua në lidhje me qëndrimin ndaj parlamentit. Në takimin e zhvilluar në selinë rozë, ishin të pranishëm kreu i PS-së, Edi Rama, ai i PDS-së Paskal Milo, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi,
kryetari i G99 Erjon Veliaj dhe Vangjel Dule i PBDNj-së.
Pas takimit kreu i PDS-së Paskal Milo ka theksuar se krerët e opozitës kanë vendosur të vijojnë bojkotin e Parlamentit deri në plotësimin e kushteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 28 qershorit. Gjithashtu Milo theksoi se ky takim do të pasojë takime të tjera të krerëve të partive të opozitës që sipas tij do të kenë si synim fuqizimin e së majtës. Ky është takimi i parë i krerëve të opozitës që pas zgjedhjeve të 28 qershorit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›