Meta takon Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit Jones

Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta, është takuar me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Z. Stuart Jones. Gjatë takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Z. Stuart Jones, u bisedua mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe SHBA-së dhe zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Një vend të vaçantë në bashkëbisedim zuri edhe diskutimi mbi situatën në rajon dhe perspektivën e saj. Nga ana e tij, Z. Jones, u shpreh se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me të dhe me qeverinë e re të drejtuar nga Kryeministri Berisha, si dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të SHBA-ve në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit gjithashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në rajon.
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit gjithashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në rajon.