E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Bumi ekonomik, demagogji e qeverisë

Tiranë- “Qeveria nuk ka parashikuar asnjë fond kompensimi për familjet e varfra shqiptare të goditura rëndë nga inflacioni i lartë i jetesës së tyre, skemë kjo e detyrueshme për të asistuar këto familje”. Deklaratën e ka bërë deputeti i PS-së, Arben Malaj, i cili gjatë një deklarate për shtyp ka analizuar buxhetin që qeveria e ka cilësuar si buxhet të arritjeve historike.

Sipas tij, buxheti shënon ulje të investimeve publike në krahasim me janarin 2008 për rreth 11 miliard lekë ose 150 milion dollarë,

Ai ka vlerësuar përgjegjësitë për të reduktuar defiçitin e lartë buxhetor të vitit 2008 që ishte jashtë çdo logjikë ekonomike dhe përgjegjësie të qeverisjes së vendit kur u miratua në nivelin 8%.

Qeveria, sipas Malajt nuk mori në konsideratë qëndrimin e opozitës në dhjetor 2007 dhe vetëm 5 muaj përpara përfundimit të vitit 2008ndryshon buxhetin duke reduktuar investimet publike për të ulur defiçitin.

Në deklaratën e tij ai ka renditur tiparet e buxhetit duke sqaruar se:

Nuk ka asnjë shtesë për pagesën e papunësisë dhe ndihmës ekonomike; Nuk përfshin asnjë qindarkë shtesë nga privatizimii ARMO-s apoprivatizime të tjera; Pasqyron rritjen e të ardhurave që vijnë nga rritja ekostos se jetesës së shqiptareve.

“Të ardhurat e pretenduara nga qeveria janë pasojë e çmimeve të larta të importeve, ato vijnë kryesisht nga tatimi i mallrave më të domosdoshmeduke goditur rëndë fuqinë blerësesidomos të shtresave me të ardhura më të pakta”- tha ai, duke shtuar se një pjesë e këtyre të ardhurave vijnë nga tatimi i pagës minimale të pjesës më të madhe të shqiptarëve që janë goditur dy herë, një herë nga çmimet e larta dhe një herë nga tatimi i të ardhurave minimale.

Ky buxhet shtesë, sipas tij, nuk indekson investimet publike me çmimet e rritura tëkostove të investimit duke rrezikuar një krize të re për kompanitë që realizojnë këto investime.

Kjo rrezikon të dëmtojë cilësinë e punimeve, të zgjasëperiudhën e investimeve ose mund të çojë drejt falimentimitnjë pjesë të rëndësishme të këtij biznesi.

Për pasojë, kjo krizë mund tëinfluencojë negativisht dhe sektorë të tjerëtë ekonomisë shqiptare dhe qeveria dota ketë shumë të vështirë të ndërhyjë më vonë.

“Jemi të shqetësuar që qeverianukfsheh impaktin negativ të rritjes së çmimeve mbi biznesin shqiptar duke i dëmtuar rëndë kompanitë shqiptareqë realizojnë investimetpublike dhe duke krijuar një situatë të vështirë jo vetëm për biznesin”- vijoi Malaj.

Ndërkohë, në buxhet nuk ka asnjë parashikim për zhvillimin e bujqësisë dhe copëzimi i mbështetjes për komunat i ka bërë investimete buxhetit në këto zona me më shumë kosto drekash inauguruese se sa përmirësime konkrete për jetën e tyre.

“Qeveria deklaron regjistrim të 13.000 bizneseve të reja që mund të jenë riregjistrimepër efekte fiskale, pasi në të gjitha vendetsot ka një situatë të vështirë ekonomike. Qeveria deklaron 13.000 biznese të reja ndërsa institucionet e specializuar për papunësinë identifikojnë vetëm 2.000 të punësuar”- tha ai.

Malaj ka kujtuar se kredia konsumatore, kredia për investime, kredia e borxhit të brendshëm po rriten. Edhe borxhi i jashtëm do të jetë me kushte tregtare që vijnë dhe rëndohen. Buxheti vitit 2008, sipas tij vazhdon me mos realizime.

“Demagogjia e qeverisë dhe cënimi i autoritetit të parlamentit për të njohur dhe diskutuar për ligjekaq të rëndësishme, janë sinjalet e qartatë abuzivitetit politik në rritje për zgjedhjet e ardhshme”- ka përfunduar ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›